Të ardhurat dytësore, në xhep të mjekëve
Të ardhurat dytësore, ato që pacientët paguajnë në rast se nuk kanë sigurime shëndetësore, pasi punojnë në të "zezë", apo kur të sëmurët nuk zbatojnë rregullat, do të kalojnë në buxhetin e shëndetësisë. Më pas do të shpërndahen në formën e shpërblimeve për mjekët apo do të përdoren për investimet më të domosdoshme për spitalet. Propozimi është bërë nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë dhe kërkesa e tij dje është miratuar nga Kryeministri i vendit, i cili në një takim mes kolegëve të tij mjekë, ka bërë një listë deklaratash, lidhur me korrupsionin në shëndetësi, mungesën e mjekëve në zona të thella e propozime për paga të diferencuara për ata që punojnë në kushte më të vështira.
"Lufta kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë, është jetike dhe vendimtare, për ta vendosur bluzën e bardhë në piedestalin që ka pasur dhe duhet të ketë në të gjitha kohërat. Duhet eliminuar korrupsioni në spitale, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor", u shpreh Kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, sistemi aktual shëndetësor ka probleme me mungesën e mjekëve në zonat e thella malore, ka probleme me barnat, si dhe në mënyrë të veçantë me korrupsionin. Me rastin e inaugurimit të Fakultetit të Infermierisë, dje u mblodhën në një takim studentë dhe pedagogë, Kryeministri Sali Berisha, ministri i Shëndetësisë, ministri i Arsimit, si dhe rektori i Universitetit të Tiranës.
"Duhet të ketë shërbim shëndetësor cilësor dhe unë e kuptoj që një mjek që punon në Kalanë e Dodës, që punon në Lekbibaj apo në Dukagjin, ka vështirësi 10 herë më të mëdha në kushtet e tregut, se një mjek që punon në Tiranë. Prandaj zoti ministër, duhet të përcaktojmë një shkallare pagash shumë tërheqëse, përndryshe do ta kemi shumë të vështirë t‘i themi atij të përmbushë detyrimet në zonat më të largëta dhe duhet t‘i përmbushë", deklaroi dje Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, pagat e mjekëve që punojnë në vështirësi duhet të jenë të diferencuara nga pjesa tjetër e doktorëve të cilët punojnë në kushte më komode.
"Ne shkojmë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në këtë hapësirë, në këtë bashkim, ka standarde dhe ne do t‘i plotësojmë ato një e nga një. Nuk jemi në nivelin e duhur të standardeve për mjekët për frymë popullate", theksoi Kryeministri. Sipas tij, qeveria do të rrisë numrin e studentëve në Universitetin e Mjekësisë sikundër dhe do të shihet mundësia e licencimit të universiteteve private.
Dje, në takimin mes përfaqësuesve të shëndetësisë u diskutua se reforma e shëndetësisë, është një reformë e vështirë e cila është detyrimi më madhor i çdo qeverie. Vetëm me një reformë të thellë, e cila duhet përfshijë të gjithë mekanizmin financiar, vendi do të mund të ketë shëndetësinë që duhet, kujdesin shëndetësor që është i detyruar t‘ua ofrojë qytetarëve të tij.
Kjo reformë sigurisht që projektohet nga grupe drejtuese, por kjo reformë mbetet në letër në qoftë se ajo nuk ka mendimin, mbështetjen e radhëve të mjekëve dhe specialistëve të tjerë që punojnë në sektorin e mjekësisë.