Një menaxher për "Nënë Terezën"
Një nga biznesmenët më të njohur të vendit emërohet drejtor i "ndërmarrjes" më të madhe shëndetësore në të gjithë vendin.
Dje, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka prezantuar drejtorin e ri të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", Ilir Dashi.
Për shumë vite me radhë, Dashi ka ushtruar profesionin e biznesmenit, ndërkohë që katër vite më parë ka qenë pjesë e listës së kandidaturave për deputet, në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në këto 19 vite, Ilir Dashi është rasti i dytë i një administratori që drejton qendrën më të madhe spitalore në të gjithë vendin pa pasur formimin e një mjeku. Për herë të parë idenë e një ekonomisti në krye të spitalit "Nënë Tereza" e hodhi ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Sipas Ndokës, "Nënë Tereza" është një qendër e madhe spitalore ku në krye nevojitet një menaxher dhe jo një mjek. Kjo ndodh pasi qendra spitalore universitare, bën blerjet më të mëdha, kryen tendera me rëndësi, projekte me vlera të larta monetare, kërkon administrimin e të ardhurave dhe shumë punë të tjera të lidhura më tepër me karakter ekonomik sesa teknik, të sferës së mjekësisë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vlerësoi se qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" është në një moment të ri për të provuar shanse të reja të menaxhimit dhe financimit që përfshihen në modelin e ri menaxherial të cilin me aftësitë e tij, Ilir Dashi, do të mund ta udhëheqë më së miri. Zbatimi i sistemit të referimit ku pacientët për probleme të vogla paraqiten në poliklinika dhe për probleme të mëdha kërkojnë zgjidhje në një spital universitar, duke u pajisur edhe me rekomandimin e mjekut do të çlirojë fluksin e pacientëve në spital. "Kjo është zgjidhje optimale që do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës së qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e shërbimit", ka thënë Vasili.
"Prioritet i punës time do të jetë zhvillimi dhe progresi i vazhdueshëm në qendrën spitalore universitare më të madhe në vend", u shpreh drejtori i sapoemëruar, Ilir Dashi.
L.Mixha