Kapobanda i tmerrshëm i ‘97-s, "Mandela" mbërrin në Shqipëri
Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin "Mandela". Ai është sjellë me pranga nga Franca, ku vuante dënimin prej gjashtë vjetësh burg, ndërkohë që në Shqipëri është dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas policisë, Interpol Tirana, pikërisht rreth orës 14.45 ka zbritur në Aeroportin e Rinasit të shumëkërkuarin Eduart Fadil Peqini, i ashtuquajturi "Mandela", 44 vjeç, lindur në Elbasan. Aktiviteti kriminal i tij dhe i bandës së njohur ndryshe si Banda e Mandelës, ku ky shtetas ka qenë kryetari i saj, përkon me periudhën prill-shtator 1997 dhe konsiston në një sërë aktesh si vrasje, vjedhje me armë dhe me dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash dhe shkatërrim pronash. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 29 shtator 1999, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjithë këtyre veprave penale.
Ekstradimi i "Mandelës"
Eduart Peqini (Mandela) ishte dënuar edhe në Francë për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe të prostitucionit. Gjykata franceze e ka dënuar vetëm me 6 vjet heqje lirie "Mandelën", ndërkohë që në Shqipëri ai është dënuar fillimisht me pushkatim dhe më pas me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, nga vrasja e deri te djegia e kufomës. Që pas arrestimit të tij, pikërisht më 17 maj të vitit 2001, Interpol Tirana priste vendimin e Gjykatës franceze për të realizuar kështu një ndër ekstradimet më të bujshme, duke sjellë në Shqipëri kreun e trafiqeve ndërkombëtare të drogës dhe qenieve njerëzore, si edhe autorin e disa vrasjeve, të ndodhura në qytetin e Elbasanit më 1997-n. Përveç vendimit të Gjykatës franceze, ekstradimi i "Mandelës" pengohej edhe nga mungesa e shenjave të gishtave, si edhe elementeve të tjera në dosjen e tij, që u dërgua fillimisht në Francë nëpërmjet Ministrisë sonë të Drejtësisë. Më vonë, dosja u ripunua dhe u dërgua sërish, ku u aprovua ekstradimi i tij.
Historia e bandës
Eduart Peqini u vetëquajt "Mandela" dhe krijoi një bandë gjatë trazirave të vitit 1997, fillimisht prej tetë vetash dhe më pas prej 40 vetash. Shumë shpejt ai u bë romi më i "famshëm" i Elbasanit dhe së bashku me tetë anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale. Grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash, janë krimet që rëndojnë mbi "Mandelën" shqiptar. Pas arrestimit, në një bankë franceze, "Mandelës" i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit. Ai i kishte depozituar këto para me emrin e tij të rremë, për të cilin kishte edhe pasaportën shqiptare. Banda e "Mandelës" kishte bërthamë familjare të qëndrueshme, së cilës i bashkëngjiteshin edhe persona të tjerë brenda fisit dhe më gjerë. Në organizimin e tyre dallohej hierarkia absolute dhe zbatimi i porosive pa asnjë hezitim nga kryetari i saj, Eduard Peqini, i njohur me pseudonimin "Mandela". Sipas shkrimeve, edhe nga specialistë të policisë për bandën e "Mandelës" mësohet se poshtë tij vinin katër vëllezërit të shoqëruar me kushërinj, të afërm dhe lidhje shoqërore të besuara, të cilët, sipas detyrave të ndara, bënin studimin e shpejtë, lëshonin rekomandimet te "kapoja" dhe rekrutoheshin. Mbi bazën e vlerësimeve u jepeshin edhe "ofiqet", duke imponuar seriozitetin e veprimtarisë së grupit dhe kryerjen me besnikëri të detyrës. "Mandela" organizoi njerëz të afërt, të besuar, të cilët të maskuar lëviznin në zonat rivale për të siguruar informacion të nevojshëm, kryesisht femra të hijshme dhe që kishin dhënë prova se ishin të afta të kryenin detyra të tilla. Nga ana tjetër, vendosi rregulla të forta për ruajtjen e sekretit, duke përcjellë mesazhin e frikshëm të ekzekutimit ndaj çdo personi që tradhtonte. Duke qenë tepër i vendosur dhe mizor, urdhrin e dhënë për ekzekutim ndaj personave që tradhtonin do e zbatonte vetë, duke ekzekutuar edhe dy persona, të cilët jepnin informacione për bandat kundërshtare. Eduart Peqini ishte një elbasanas me trup mesatar, por të lidhur, i shëndetshëm, me flokë të dendur të zinj. Me autoritet të dallueshëm impononte çdo mendim që për të tjerët kishte formën e një urdhri. Opinioni në qytet, kryesisht në lagjen ku banonte, e cilësonte gangster të rrezikshëm, që nuk fliste dy herë për të njëjtën gjë dhe nuk hezitonte të zhdukte këdo që për të bëhej kërcënues.