Faji ynë, jo i Benitezit

Portieri i Chelseat, Petr Cech beson se bashkëlojtarët e tij duhet të fillojnë të marrin përgjegjësi për rezultatet e dobëta këtë stinor në mënyrë që faji mos të bie vetëm mbi menaxherët e ekipit.
Gjiganti londinez u eliminua nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, pavarësisht fitores 6-1 ndaj Nordsjaellandit të mërkurën pasi Juventus mposhti Shakhtar Donetskun. Dështimi vetëm sa shtoi presionin mbi menaxherin e ri Rafa Benitez, por Cech beson se faji u takon futbollistëve.
“Përgjegjësia është e të gjithëve. Ne jemi në të njëjtën anije, menaxheri dhe futbollistët. Ne jemi një skuadër”, deklaroi Cech.