Fajin e kanë hidrovoret!
Përmbytje masive në mijëra hektarë tokë, me qindra shtëpi nën ujë, katundarë të dëshpëruar, sa në Veri edhe në Jug,sa në Lindje edhe në Perëndim, në Lezhën tradicionale të përmbytjeve, në Laç, në Fushë-Krujë, në Shkodër, ne Velipojë, po edhe në Jug, në Fier, në Lushnjë, në Orikum…Për çdo natë dalin banorë të lagur e të sikletosur që ankohen nëpër ekrane dhe lypin ndihmë urgjente nga shteti; gazetat dhe ekranet janë të përmbytura me kronika mjerane e ogurzeza fatkeqësish… Njoftimet kapitullante na bëjnë me dije se edhe kësaj here, pra edhe këtë vit, si në Veri edhe në Jug nuk punojnë normalisht hidrovoret…Pra, të gjithë fajin e kanë kanalizimet, dhe sidomos këto të mallkuara hidrovore që nuk thithin ujërat, që nuk përballojnë dot përmbytjet prej shirave dhe lumenjve, të cilët edhe sivjet kanë dalë nga shtrati, sigurisht pa paralajmërim!
Nuk ka prag dimri, dhe madje as dimër që të mos shohim e të mos dëgjojmë ukubera të tilla të fatkeqësive “natyrore”, përmbytje, rrëshqitje toke, shembje shtëpish, madje edhe pallatesh…Në të vërtetë, ato më së shumti janë fatkeqësi që burojnë prej vetë njerëzve, pra më saktë do të ishte të quheshin fatkeqësi shoqërore…Kështu, pas sezonit të përmbytjeve të vjeshtës do të na shfaqen më pas fshatra të izoluar nga dëbora e të mbetur pa dritë elektrike, pa komunikim, pa rrugë, pa ushqim për njerëzit dhe për bagëtitë…Përsëri e përsëri do të shohim katundarë të lagur, burra e gra, pleq e fëmijë të izoluar që dalin t’i bëjnë thirrje shtetit të vërë dorën në zemër e t’i ndihmojë…Ka edhe nga ata të dëshpëruar që guxojnë e thonë që qeveritarët dhe deputetët të mos kujtohen për ta vetëm kur kërkojnë votat e…e më pas, pas fushatave zgjedhore nuk duken më atyre anëve…E megjithatë, o qeveri që të kemi zgjedhur vetë, të paktën kësaj here eja dhe na shpëto, se na mori lumi!…Na ndih të dalim “të pa lagur” kësaj here nga këto përmbytje të mallkuara, na sill të paktën dritat, na lidh me qendrën, se ja, shiko, një zonë e tërë në Dukagjin ka vite që vegjeton pa energji, pa rrugë, e shkëputur totalisht jo nga bota, po edhe nga Shqipëria demokratike!
Kështu ndodh çdo vit, parvjet, vjet, sivjet, nëpërkudo larg qyteteve…! Me siguri edhe vitin që vjen do të shohim e do të rishohim të njëjtat skena, fytyra të lodhura e të rrëgjuara nga vuajtjet, pamje me të cilat tashmë nuk na bëjnë më përshtypje, nj’ashtu si aksidentet dhe vrasjet e përditshme nëpër rrugë, si vetëvrasjet, si fëmijët e ngujuar e të lidhur me zinxhirë, si grevat e urisë, apo edhe si gjykatat, policët apo me spitalet e rrënuara që ushqehen përditë me ryshfete e gjoba…Jo vetëm ne qytetarët që nuk kemi fatin e zi të përmbytemi na duket sikur këto fatkeqësi ndodhin diku larg, në Filipine, po edhe qeveria nuk sikletoset, ose, më saktë, bën sikur merakoset, pasi prej vitesh përsëriten të njëjtat skena përmbytjesh masive…Në të vërtetë qeveria ka të tjera halle, shumë më të mëdha se këto përmbytje të bezdisshme e të përvitshme…Qeveria ka halle të tilla madhore si ç’është për shembull, rritja ekonomike “më e larta në Evropë”, ne jemi i vetmi vend në botë që nuk u përfshi nga kriza globale!”; sigurisht që për qeverinë lajmet e përmbytjeve janë më të parëndësishme se deklaratat e ndonjë ambasadori në Tiranë apo të ndonjë nëpunësi në Bruksel për çështjen e vizave dhe për punën e mirë që ka bërë qeveria e reformave dhe e integrimit…! Qeveria, pra ka hallin e sukseseve, ndaj dukuri të tilla në të vërtetë e prishin imazhin e saj, sepse trembin komisionerët e Evropës …
Sepse, tekefundit në këto zona duhet të përgjigjet pushteti lokal! Aq më tepër që hollë-hollë fajin e kanë vetë katundarët që pranojnë të rrinë në këto zona, derisa është e garantuar lëvizja e tyre e lirë dhe për më tepër, ka akoma toka të pazëna në bregdet…A nuk bëri thirrje kryeministri para ca kohe: ndërtoni (kupto: zaptoni!) sa të mundni në bregdet, edhe pa lejë, se ne si qeveri do tua legalizojmë ndërtim-zaptimet? Fajin pra, e kanë vetë katundarët që rrinë në ato rrëpira! Mirë që rrinë, po pse nuk i ndreqin vetë kanalizimet dhe pse i prishin hidrovoret? Pastaj, ç’mund të bëjë më shumë se kaq një qeveri e sukseseve kur ato, kanalet e kullimit, bashkë me hidrovoret e amortizuar e të mbetur që nga koha e diktaturës nuk punojnë? A mund të merret një “qeveri reformash”, një qeveri që bëri rrugën e Kombit, tunelin e Kalimashit, që na futi në NATO, që do të na pajisë së shpejti edhe me viza për të ikur përgjithmonë dhe lirisht nga Shqipëria, pra, a mund të humbasë kohën e çmuar me gjëra kaq të rëndomta, siç janë p.sh, kanalet kulluese dhe hidrovoret e kohës së diktaturës? Katundarët e përmbytur duhet ta kuptojnë se demokraci, e përkthyer shqip do të thotë: secili për vete, Zoti për të gjithë!
Në këtë kuptim, shumë-shumë kryeministri mund të japë urdhër të mblidhen shtabet e emergjencës nga prefektët përkatës, të cilët si përherë do të dalin pas mbledhjes me fytyra të vrerosura që të na njoftojnë për dëmet e radhës që kanë shkaktuar përmbytjet, për qindra mijë hektarët e përmbytur, për masat e marra…sepse, edhe sipas tyre, fajin e kanë hidrovoret që nuk punojnë, gjë që do të thotë se…se edhe vitin që vjen hidrovoret e mallkuara përsëri nuk do të punojnë!...Dhe, me kaq do të mbyllen këto kronika të zeza, sepse…sepse kryelajmi edhe në ditët që do të vijnë do të jetë: a do të hyjë apo nuk do të hyjë opozita në Kuvend?…Sa vetë do të vijnë në Tiranë më 20 nëntor për të protestuar?...E më pas do të vijnë festat, po edhe këto të ngarkuara me një tjetër hall mbi hall: cilën datë të çlirimit duhet të festojmë, 28 apo 29? E më pas, fatmirësisht, do të vijnë Krishtlindjet, Viti i Ri, gjeli i detit, shpresa e vizave, ndonjë deklaratë tjetër e zotit Rehn apo e zonjës Pack, dëshira e pashuar për të zënë vendin e fundit të kandidatit për në BE…e ne, bashkë me katundarët, përsëri do të harrojmë hidrovoret…
Deri në vjeshtën e ardhshme, sigurisht!
***
Si çdo vend, edhe ne kemi Ministri të Bujqësisë, madje vitet e fundit kemi edhe një Ministri të mëveçme për Mjedisin.
Do të ishte një gjë tepër interesante të dihej sa kanë qenë fondet e dhëna që nga viti 1992 e deri më sot nga buxheti i shtetit për bujqësinë, e konkretisht për kanalet e kullimit dhe për hidrovoret; sa kanë qenë donacionet e të huajve për bujqësinë dhe për mjedisin. Sepse, me rënien e kolektivizimit, një Ministri Bujqësie nuk mund të kishte më atë funksion drejtimi dhe orientimi që kishte në diktaturë, kur bujkut i imponohej edhe se çfarë do të mbillte…Prandaj, fondet e dhëna për Ministrinë e Bujqësisë më së shumti do të duhej të ishin përdorur për mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, përfshi edhe hidrovoret, për sistemimin e rrjetit të vaditjes, për mbrojtjen e pyjeve, për luftën kundër erozionit, për mbrojtjen e ujërave, për mbrojtjen e tokës bujqësore, për drenazhimin, për bankat e farërave e të racave të vendit, etj., shërbime që do të ishin në dobi të fshatit e të komunitetit e të mbarë shoqërisë, punë që nuk i bën dot një individ, as edhe një fshat, sado i ndërgjegjshëm dhe i organizuar të jetë. Përndryshe, përse lipset të kemi edhe Ministri Bujqësie, edhe Mjedisi?
Në dijeninë time modeste, shifrat e investimeve për këto qëllime kanë pas qenë të mëdha, pasi shumë qeveri të huaja dhe fondacione kanë dhënë miliona dollarë për t’i investuar në mjedis e në bujqësi…Kështu, për sistemimin e derdhjes të Drinit e të Bunës p.sh, janë dhënë disa miliona dollarë, por investimet imagjinare, mesa duket, i kanë marrë me vete “përmbytjet”në këto zona… Madje, edhe traktorë na erdhën falas nga Japonia, po as ato nuk dihet ku janë…Pra, fakti që jo vetëm nuk është bërë asnjë përmirësim, përkundrazi, gjendja e hidrovoreve, të kanaleve të kullimit e të vaditjeve sa vjen e po bëhet më dramatike, tregon se jo vetëm që nuk ka pasur asnjë përkujdesje dhe asnjë strategji nga qeveria për këto çështje kaq të rëndësishme, po edhe se fondet janë bërë, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, rrush e kumbulla! Nuk mund të shpjegohet ndryshe përsëritja e përvitshme e përmbytjeve, të cilat sa vjen e po bëhen jo vetëm më të shpeshta, po edhe më të rënda; e jo vetëm nëpër fshatra, po vitet ë fundit edhe nëpër qytete, si p.sh në Durrës, në Vlorë, në Shkodër, madje edhe në rrugët e kryeqytetit…Me sa duket, korrupsioni fshihet më kollaj nëpër kanalet e ujërave të zeza e të bardha!
Para disa vitesh kam dëgjuar se diku nga zona e Lezhës ishin dhënë fonde për të ndërtuar një kanal kullimi (apo ndoshta ujësjellës, kjo ka pak rëndësi), por kur kishin shkuar ekspertët e KLSH-së për të bërë verifikimin, nuk kishin pas gjetur asnjë gjurmë, madje asnjë gërryerje, asnjë tub, pavarësisht se fondet ishin “ngrënë”...Shembuj të tillë, ashtu si abuzimet me rrugët, ka pa fund, por dëmi në këtë rast është i pallogaritshëm jo vetëm se kështu po shkatërrohet fshati, se jeta në periferi e sidomos në fshatrat malore (madje edhe në ato të Bregut!) po bëhet përditë e më e vështirë, po edhe se toka, ashtu si ekonomia, po mpaket, po pakësohet, po varfërohet jo vetëm nga ndërtimet informale e të kuturushme, nga ikjet masive e nga përmbytjet, por çka është më e keqja, rrënimi e rrokopisja e fshatit po vjen nga një politikë që përditë e më tepër po punon kundër natyrës, kundër tokës, kundër vendit dhe popullit të vet!
Për të kuptuar këtë të vërtetë të hidhur nuk është e nevojshme të shkosh në skaje, nëpër zona të largëta, mjaftojnë edhe katundet rrotull Tiranës për të parë se qëndrimi i politikës ndaj fshatit ka qenë, në kuptimin më të drejtë të fjalës, tërësisht armiqësor!
E megjithatë, fajin e kanë hidrovoret e amortizuar, të trashëguar nga diktatura që nuk pranojnë të punojnë në këtë arnaut-demokraci që për moto mban thënien e vjetër: Qeveria për vete, Zoti për të gjithë!
(BalkanWeb)