Defektet, Fieri i rikthehet errësirës
12/11/2009 Ankohen banorët, OSSH premton
FIER- Çdo ditë ndërprerjet e dritave për shkak të defekteve janë bërë fenomen. Mbrëmjen e kaluar, për rreth 3 orë, qyteti u pushtua nga errësira, si rezultat i mungesës së energjisë.Tashmë në familjet fierake malli më i tregtuar është qiriri. Qyteti i është kthyer kohës së qirinjve.
“Mendonim se e kapërcyem kohën e qirinjve. Ky vit po na sjellë në kujtesë krizën energjetike, vitet kur rrinim me orë të tëra pa drita. E vetmja garanci është që të sigurojmë qirinjtë, pasi situata e tillë do to mbetet edhe në ditët në vijim .Problemi i energjisë nuk zgjidhet me riparime defektesh, që të kujtojnë atë rrobën e arnuar por me investime dhe rikonstruksion total të rrjetit”, pohon A. Mëngjezi, banor i lagjes “Apolonia”. Përballë ankesave dhe protestave në heshtje dhe të përmbajtura të qytetarëve, vjen refreni i përsëritur i drejtuesve të OSSH. “Është një rrjet tejet i amortizuar. Kabinat dhe rrjeti nuk mund të përballojnë ngarkesën, e cila rritet në përpjesëtim të drejtë me përkeqësimin e motit. Ajo çka ne garantojmë qytetarët është rritja e shërbimit. Eliminimi në një kohë sa më të shpejtë të defekteve”, pohon Leonard Osmani, drejtor i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Fier.