Fajon: Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave
Europarlamentarja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave me Ballkanin Tanja Fajon ka deklaruar se Parlamenti Evropian në përgjithësi dhe ajo personalisht duan ta çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave të qytetarëve të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në Bashkimin Evropian.
"Në raportin që po përgatis, kërkoj që të fillojmë pa humbur kohë për të gjetur mënyrat se si do të përfshihet Kosova në procesin e liberalizimit të vizave", tha eurodeputetja sllovene në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj Kosova aktualisht nuk është fare e përfshirë në proces, duke e lënë atë si një vrimë të zezë në Ballkanin Perëndimor" duke shtuar se ajo personalisht kërkon që të mos bëhen dallime mes njerëzve, pavarësisht se ku jetojnë.
"Në parim, synojmë që të marrim mbështetje të fuqishme për idenë që Komisioni Evropian të fillojë dialogun me Kosovën, për të hartuar udhërrëfyesin për procesin e liberalizimit të vizave dhe me Kosovën", theksoi Fajon.