Itali/ Berluskoni: Vendimi i gjykatës, i motivuar politikisht
Paolo Bonaiuti, zëdhënës i kryeministrit italian, Silvio Berluskoni deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese italiane për heqjen e imunitetit të shefit të qeverisë ishte i motivuar politikisht.
"Ky është një vendim i motivuar politikisht dhe qeveria do të vazhdojë të drejtojë vendin, ashtu siç ka bërë që nga prilli i 2008-s dhe ashtu siç është vullneti i votuesve italianë", deklaroi Bonaiuti.
Gjykata Kushtetuese italiane vendosi sot se një ligj, që i jepte kryeministrit Silvio Berlusconi imunitetin nga hetimi, shkel kushtetutën.
Verdikti nga Gjykata Kushtetuese mund të rihapë proceset gjyqësore kundër tij si edhe të rrezikojë qeverinë 17-mujore italiane të qendrës së djathtë.