Fajtori i lirë, sopotasit në pranga
Shkup - Gati gjashtë vjet pas rastit të Sopotit, policia arreston edhe një shqiptar të këtij fshati. Të mërkurën rreth orës 17 e 15 minuta, afër tregut të kafshëve, policia e Kumanovës ka arrestuar Zenel Klaiqin si të dyshuar për shpërthimin që ndodhi në mars të vitit 2003.
Zenel Klaiqi është vëllai i Hasan Klaiqit, i cili është dënuar me 10 vjet burg për të njëjtin rast. Vëllai tjetër, Skënder Klaiqi, thotë se vëllai i tij, Zeneli, kurrë nuk ka qenë në arrati dhe për këtë ka edhe deklaratë se nuk do të ik nga Maqedonia. “Fajtori shëtit lirshëm, ndërsa Hasani vëllai im bashkë me Sulejmanin, Sametin dhe Shabanin vuajnë në burg. Tani e arrestuan edhe vëllanë tjetër. I gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar e di se këta nuk janë fajtorë dhe se rasti i Sopotit ishte një montim politik”, thotë Skënderi, duke sqaruar se gjykatësit nuk i kanë marrë parasysh argumentet që ata i kanë dorëzuar. Ai u bën thirrje partive politike shqiptare që të zgjohen nga gjumi.
“Politikanët shqiptarë kujtohen për Sopotin, vetëm kur u duhen votat tona. Ne si me qenë prej rruge, nuk na llogarisin fare dhe na kanë lënë jashtë dore”, thotë Skënder Klaiqi, duke shtuar se kanë kërkuar edhe prej BDI-së, edhe prej PDSH-së që të zgjidhin çështjen e Sopotit. “Presim që edhe partitë shqiptare të ndërmarrin diçka, ashtu siç bëjnë partitë Maqedonase. Kemi kontaktuar me Ali Ahmetin dhe ia treguam hallin tonë. Besoj se tani e tutje do të ndërmarrin diçka, pasi s’na ka mbet më vend se ku të drejtohemi”, thotë ai. Tashmë Skënder Klaiqit i ka mbetur të kujdeset edhe për fëmijët e vëllezërve të tij.
Për rastin e Sopotit janë dënuar me nga 14 vjet burg Sulejman Sulejmani dhe Samet Lutfiun dhe me nga 10 vjet burg Hasan Klaiqin dhe Shaban Limanin. Që të gjithë banorë të fshatit Sopot. Lajm/Start