E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, pengesë për integrimin e Maqedonisë në NATO e BE

Paris - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë do të vazhdojë të jetë një pengesë për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Ky ka qenë edhe qëndrimi i Parisit zyrtar I komunikuar për nënkryetarin e Kuvendit maqedonas, Rafiz Halili, I cili vizitoi Francën dhe u takua me personalitetet vendase.

Të mërkurën në mbrëmje kryetari i grupit për miqësi me Maqedoninë deputeti Filip Duram për nder të delegacionit parlamentar nga Maqedonia ka shtruar darkë ku janë këmbyer mendime të ndryshme. Në delegacionin parlamentar që e udhëheqë Haliti janë edhe deputetët Avdija Pepiç dhe Goran Misevski si dhe dy anëtarë të shërbimeve të Parlamentit që janë të angazhuar në punën e Sektorit të kanalit të Parlamentit. “Realizuam takim me drejtorin e kanalit televiziv të Francës si dhe me udhëheqësit e sektorëve të këtij kanali. Ata na njoftuan për punën e kanalit televiziv. Drejtori i kanalit televiziv të Francës Mishel Roshar gjithashtu na informoi edhe për aktivitetet më të gjera që janë marrë në suaza të këtij kanali televiziv, për aktivitetet që ka pasur ky kanal televiziv qoftë në fushatat zgjedhore të subjekteve politike, në aktivitetet e Senatit të shtetit francez dhe aktivitet qeveritare. Seancat shpesh herë transmetohen drejtpërdrejtë që politikanët francezë të jenë sa më afër qytetarëve”, deklaroi nënkryetari i Parlamentit Haliti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›