E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buçkovski: Vendimi i gjykatës është marrë në seli partish

Shkup - Ish kryeministri i Maqedonisë dhe aktualisht deputet i LSDM-së, Vllado Buçkovski ka deklaruar se sistemi gjyqësor në Maqedoni funksionon në bazë të partive që janë në pozitë dhe se për këtë duhet të merren masat e nevojshme. Pjesëmarrës në në seancën e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Buçkovski theksoi se Maqedonia është vend në të cilin nuk funksionon gjyqësori dhe shteti juridik. “ Maqedonia është shtet partiak , tha ai.

Lidhur me hetimin ndaj tij, Buçkovski u shpreh se është një vendim I marrë nën presion politik. “Gjykatësi ka shqiptuar një vendim i cili është shkruar jashtë ndërtesës së gjykatës”, tha ai.

Gjykata e Shkupit e ka dënuar atë me 3 vjet e gjashtë muaj burg nën akuzën se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2,5 milion euro, në vitin 2001 kur ushtronte postin e ministrit të Mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›