Fakset e ortakut të Delijorgjit për ministrinë: Dua Gërdecin
Ortaku i Mihal Delijorgjit, në aktivitetin e çmontimit të predhave në Gërdec, ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullahi.
Trazhgim Sokolaj
Tri fakse të dërguara nga Patrick Henry III, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC, janë sekuestruar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila i rendit këto dokumente, mes provave kryesore që tregojnë tejkalimet ligjore të zyrtarëve shtetërorë në çmontimin e municioneve në Gërdec. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë, të cilat thanë se grupi i hetimit ka zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, tri fakse të dërguara në adresë të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Patrick C. Henry III, i cili kishte krijuar një kompani të përbashkët me Mihal Delijorgjin për çmontimin e fishekëve dhe predhave në Gërdec. Faksi i parë i dërguar në adresë të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, i përket datës 19 gusht 2007. Komunikimi i dytë zyrtar i përfaqësuesit të kompanisë amerikane SAC me zyrtarin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë përmes faksit të dytë, i cili mban datën 1 shtator 2007. Në këto dy fakse, sipas Prokurorisë, biznesmeni amerikan shprehet fillimisht se, ishte i interesuar që çmontimi i municioneve të bëhej në një rajon pranë Tiranës dhe më pas, në faksin e shtatorit 2007, përmend Gërdecin si propozim të tij pasi edhe vetë, në gusht 2007 kishte vizituar ish-repartin ushtarak të tankeve që ndodhej në këtë zonë, duke parë nga afër zonën aty. Komunikimi i tretë i Patrick C. Henry III me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë më 27 tetor 2007. Ky faks me marrës Ardian Mullahin, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i është dërguar edhe ish-drejtorit të ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari. Me këtë të fundit, biznesmeni amerikan Patrick C. Henry III kishte hyrë në kontakt kohë më parë, duke zhvilluar disa takime së bashku me qëllim fillimin e aktivitetit të çmontimit të municioneve ushtarake në Gërdec. Sipas hetimeve të Prokurorisë, kontaktet e para të Ylli Pinarit me përfaqësuesin e kompanisë SAC, kanë qenë në shkurt 2006. Në këtë kohë, biznesmeni amerikan ka kërkuar për çmontim municione me gëzhojë tunxhi, ndërsa më pas për realizimin e qëllimeve të tij ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Ylli Pinarin. Ky i fundit, sipas një deklarate të mëparshme të Patrick C. Henry III, i kishte rekomanduar si ortak në procesin e demontimit të municioneve biznesmenin shqiptar Mihal Delijorgji.