Mbetet në burg ish-oficeri i Rinasit, akuzë se lejoi kalimin e klandestinit
TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për kontrollorin e Rinasit Elton Hazizi dhe 20 ditë arrest për personin që kaloi pikën kufitare me dokumente false Mahmut Bekteshi.
Para gjyqtares së gatshme kontrollori Hazizi pohoi se Bekteshi i kishte kaluar, pasi ky gjatë kontrollit rutinë nuk e kishte pikasur faktin që ai kishte dokumente të falsifikuara. Kurse Mahmut Bekteshi tha në mënyrë indirekte se ishte ndihmuar nga kontrollori për të kaluar me pasaportë të falsifikuar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi se, arrestimi i kontrollorit Hazizi ishte bërë pasi ishte pikasur se Bekteshi kishte pasaportë të falsifikuar, ku dukej qartë se mosha e tij reale ishte 40 vjeç, ndërsa në pasaportë ishte shënuar 60. Klandestini që kishte blerë pasaportën false nga një trafikant në kërkim, do të kalonte transit nga Beogradi për të mbërritur në Paris. Mbrojtësi i kontrollorit pohoi se, klienti i tij nuk e kishte pikasur ndryshimin e moshës në pasaportë, pasi ai po kryente shërbimin në turnin e tretë, dhe ndoshta mund të jetë përgjumur në fund të orarit të punës. Kurse prokurori tha se hetuesit që kanë marrë në pyetje të arrestuarit, kanë nxjerrë se Bekteshi kishte paguar tek një trafikant 3500 euro për të marrë vizën dhe pasaportën. Ndërkohë ky ka pohuar se ishte përgatitur të kalonte në sportelin ku shërbente si kontrollor, oficer i policisë Elton Hazizi. Menjëherë pas dëshmisë së personit me dokumente false, policia ka shpallur në kërkim shitësin e vizës dhe dokumenteve të falsifikuara dhe mësohet se ai është kërkuar në disa objekte banimi, por nuk është gjetur, ndërsa pretendohet se tashmë policia disponon të gjitha të dhënat për të. Kurse Hazizi është prangosur, pasi është thirrur nga kolegët e tij në zyrë për një sqarim, ku dhe i janë komunikuar akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”. fa.ma.