Ali Ahmeti paralajmëron krizë: Nëse ...
Një student filozofie, kah fillimi i viteve ‘80
në Kosovë, Ali Ahmeti, ngjan në një lider
romantik, duke folur për çështjen e shqiptarëve
në Maqedoni. Fushata elektorale
e liderit ndoshta më të popullarizuar atje, është e
mbushur me premtimet për zyrtarizimin e gjuhës
shqipe, të simboleve kombëtare dhe rregullimit të
statusit të luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare
Kombëtare. Por, nuk janë këto tema të rëndësishme
ato që kanë kthyer kokën e të gjithë shqiptarëve kah
Maqedonia, përpara zgjedhjeve të 1 qershorit.
Është fushata e zhurmshme dhe e dhunshme.
49-vjeçari ka qenë vetë shënjestër e një atentati,
javën e kaluar. Ai akuzon Menduh Thaçin se mban
përgjegjësi për aksidentin, se kontrollon kontrabandën
dhe ushtron dhunë. Ali Ahmeti kërkon të
bëhet një dallim mes kriminelit dhe viktimës. Të
tjerët e përshkruajnë Ali Ahmetin si një Ibrahim
Rugovë të shqiptarëve të Maqedonisë, i cili flet butë
në publik, por është i rrethuar me njerëz që kryejnë
punë "operative". PDSH e akuzon për 500 njerëz të
vrarë, prej vitit 2001. Beteja mes tij dhe Menduh
Thaçit duket e ashpër. Por, ajo mund të ketë shumë
më shumë pasoja. Njeriun të cilin lideri i PDSH-së e
akuzon për "revolucion të kuq", Ali Ahmeti, paralajmëron
krizë, nëse fiton zgjedhjet dhe nuk futet
edhe kësaj radhe në qeveri.
Skena politike kosovare priste njohje
nga Maqedonia, si shteti i parë fqinj, nëse
nuk përmendim Shqipërinë.
Sa i takon pavarësisë së Kosovës, ajo ende nuk
do të njihet, sepse nuk ka thënë Menduh Thaçi. Në
momentin kur ai të thotë, ajo do të njihet (qesh).
Nëse do të futeni në qeverinë e ardhshme,
a do të jetë një prej kushteve njohja e
pavarësisë së Kosovës?
Unë nuk kam vënë kushte asnjëherë. Jam përpjekur
të dominojë arsyeja dhe logjika. Në vitin
2002, kur ndërtuam koalicionin me LSDM-në jam
ulur kam biseduar me Kryeministrin e atëhershëm
nga radhët e LSDM-së, me Presidentin e atëhershëm
nga radhët e VMRO-së. Shumë njerëzisht. U
kam thënë: ju e dini se unë jam shqiptar, ju e dini që
në Maqedoni ka mbi 25 për qind zyrtarisht shqiptarë,
ju e dini se këta njerëz e duan Kosovën,
sepse edhe atje jetojnë shqiptarë. U thashë: ju jeni
edhe President, edhe Kryeministër, a bën të ndërtojmë
një qëndrim, sepse ju e dini edhe atë që nuk
është fshehtësi - unë edhe kam luftuar për Kosovën,
kam dhënë edhe një kontribut të vogël për Kosovën.
Nuk është e ndershme që në Maqedoni Kosova të
quhet ‘pokrajina Srpska‘, sepse këtu më 2002, pas
përfundimit të luftës, në ditarët e lajmeve Kosova
paraqitej krahinë serbe, krahina autonome, e kështu
me radhë. Dhe në atë kohë jo që unë kam ushtruar
diktat, por kam ushtruar arsye.
Dhe cilat ishin rezultatet?
Maqedonia është vend fqinj i Kosovës dhe duhet
të ketë një qëndrim të arsyeshëm dhe nxorëm
qëndrim se Maqedonia do të përkrahë çdo zgjidhje
dhe marrëveshje që do arrihet mes Prishtinës e Beogradit,
me ndërmjetësim ndërkombëtar, por nuk na
pengon edhe pavarësia e Kosovës. Për mua kjo ishte
një e arritur dhe një hap përpara. Dhe ky qëndrim
ende nuk ka ndryshuar as pas pavarësisë së Kosovë,
gjë që nuk është mirë. Unë mendoj se z.Menduh
Thaçi gabon dhe gaboi rëndë kur tha se Kosova do
të njihet atëherë kur të thotë ai. Që d.m.th. se mosnjohja
e deritashme e Kosovës është pengesë e
z.Menduh Thaçi. Realisht, nuk mendoj se është
kështu, por është mungesë e vullnetit dhe menaxhimit
të mirë dhe të arsyeshëm. Ka mundësi që ka
ndikuar negativisht edhe deklarata e z.Thaçi, sepse
ai na qenka kërthiza e politikës vendosëse në Maqedoni.
Ne jemi shtet shumetnik dhe duhet të ndërtojmë
raporte të mira mes komuniteteve dhe ato
duhet t‘i ndërtojnë krerët politikë në Maqedoni, si
BDI, VMRO, LSDM e kështu me radhë, e jo të imponojmë
situata të pavolitshme që palët të irritohen.
Fundi i fundit, gjërat duhet t‘i zgjidhim me konsensus.
Unë nuk them se pas 2 qershorit, dëgjoni burra,
Ali Ahmeti do t‘i bie tavolinës. Unë do të përdor arsyen,
sepse është shumë më e fuqishme që të pranohet
pavarësia e Kosovës. Për këtë jam shumë i sigurt,
sepse ne jemi vende fqinje dhe Maqedonia fiton
shumë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Çka
e eviton krizën?
Ne dëgjuam në qytet se Menduh Thaçi
ka deklaruar njëherë se atij më shumë i intereson
çfarë bën në zgjedhje VMRO, partneri
i tashëm, sesa PDSH?
Kam dëgjuar një deklaratë nga goja e z.Thaçi, në
Parlamentin e Maqedonisë, që atij nuk i intereson
rejtingu i partisë së vet, por i intereson rejtingu i
VMRO-së. Me këtë vërtet më ka irrituar.
Z.Ahmeti, a do ishte mirë që në Kushtetutën
e Maqedonisë të përfshihej ndonjë
dispozitë, e cila do ta çonte në qeveri atë
parti shqiptare që fiton më së shumti vota?
Shumë nga politikanët në rajon janë hamendur
me poshtërimin që në vitin 2006 iu ‘bë‘ shqiptarëve.
Kishte arsyetime se ç‘të keqe ka që mandatari të
zgjedhë partnerin e tij në qeveri? Por në Maqedoni
është një realitet krejtësisht tjetër. Këtu jemi të organizuar
në baza etnike. Shqiptarët votojnë për shqiptarët,
maqedonasit votojnë për vete. Kjo e drejtë
është e garantuar në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen
e Ohrit, që ta respektojmë shumicën,
sepse kemi parimin e dyfishtë. Dhe për këtë arsye
erdhi deri te shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë,
sepse ai nuk funksiononte ngase ne vumë mbi
10 mijë amendamente, që kërkonin zgjidhje, siç ishte
ligji për policinë, ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që
ishin në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në
Maqedoni. Ne ishim të gatshëm të bisedonim jo
katër, por edhe dhjetë vjet... Në Maqedoni mungoi
konsensusi etnik dhe politik dhe për atë arsye kriza
politike gjithmonë po thellohej. Dhe nëse nuk respektohet
vullneti i shumicës së shqiptarëve, në
Maqedoni, në këtë mandat, Maqedonia automatikisht
futet sërish edhe në një krizë më të thellë politike,
sepse nëse ne fitojmë shumicën dhe nuk ka
dyshim se do ta fitojmë, të jeni të sigurt se nëse nuk
përfaqësohemi atëherë do të ketë krizë.
Jeni ndër shtyrësit më të mëdhenj të
zgjedhjeve. A ka ndonjë marrëveshje paraprake
mes jush dhe VMRO-së për të krijuar
qeverinë?
Nuk jam nga ata që bëjë marrëveshje kuluareve,
bodrumeve. Unë jam shumë i hapur dhe transparent.
Në vitin 2006 paralajmërova se në vend po instalohet
një krizë e thellë politike me mosrespektimin
dhe poshtërimin e vullnetit të shumicës së
shqiptarëve. Ajo u vërteta edhe në praktikë. Por
njëherësh unë i falënderohem shumë edhe SHBAsë
dhe BE-së që e kuptuan drejt realitetin. Nga
SHBA u angazhuan drejtpërdrejt zonja Rosemary
Di Carlo dhe Daniel Fried me çka, me ndihmën e
tyre, ne arritëm të bëjmë marrëveshjen e 29 majit.
Ajo është mjaft e rëndësishme, pasi e forcon Marrëveshjen
e Ohrit të vitit 2001. Te zyrtarizimi i gjuhës
shqipe, zgjidhja e statusit legal të UÇK-së dhe
një ligj për komitetin për marrëdhënie ndëretnike
si kategori kushtetuese. Tash të gjithë kandidatët
që garojnë duhet të deklarojë paraprakisht identitetin
e tyre etnik.
Pra, nuk keni marrëveshje as me
VMRO‘në as me LSDM-në?
Marrëveshje paraprake nuk kemi.
Dhe do të respektoni PDSH-në të shkojë
në qeveri, nëse ajo fiton më shumë vota,
siç ka parashikuar një sondash i "Gani Bobit"?
Kam thënë me shumë përgjegjësi morale dhe kombëtare
se një parti shqiptare që fiton më shumë se
një deputet sesa unë, ia zgjas dorën. Kjo nuk ka
ndodhur me z.Thaçi për katër vjet. Gjatë tërë mandatit
në pushtet, nuk kam pasur asnjë përkrahje dhe
mbështetje prej tij. Për të gjitha ligjet i kam thënë
urdhëroni, jepni mendimin tuaj, ngriheni zërin, ju
jeni në opozitë dhe më ndihmoni që sa më shpejt të
përmbyllim çështjen shqiptare. Ata më kanë thënë
se edhe të mirat po të zbresin nga qielli nuk ndihmojnë.
Drejtësinë e bën Menduh Thaçi
Përse u krijua ky rivalitet kaq i ashpër
me PDSH-në?
Kjo është një pyetje që i duhet bërë edhe Menduh
Thaçit. Unë nuk e di... por sigurisht, ngaqë u
kam rrezikuar ndoshta karrierën.
Gjë që nuk duket aq e qëndrueshme, pasi
të gjitha shenjat thonë se ai nuk është keq
financiarisht.
Mendoj se aty është pikërisht edhe problemi. Ka
mundësi që t‘i pakësohet buxheti. Përmes politikës
kanë mbushur arkat e tyre me para të pandershme.
Si është e mundur kjo, keni ndonjë
shpjegim?
Nuk jam njohës i mirë i periudhës ‘90-2000, pasi
nuk jam aktor i ndërtimit të politikave në Maqedoni
gjatë asaj kohe. Por flitet dhe kam dëgjuar edhe nga
njerëz, të cilëve u besoj se këta kanë bërë padrejtësi
të mëdha te privatizimet, kanë bërë privatizime të
pasurive të mëdha dhe i kanë përvetësuar për shuma
të vogla. Objekte me vlerë prej milionash i kanë
marrë për 200 ose 300 mijë marka. Kanë kontrolluar
në mënyrë të paligjshme kontrabandën nëpër kufi
të naftës, të cigareve, kafeve. Këto fliten hapur te
njerëzit, të cilët i kanë përcjellë këto situata. Mirëpo,
nuk guxojnë të dalin hapur, sepse frikësohen.
Përse nuk bëhet drejtësia prej gjyqësorit?
Ende nuk jemi në atë nivel që unë të them besoj
në drejtësi, besoj në hetuesi të paanshme. Ende
shqiptarët nuk janë të përfaqësuar drejt në këto
organe.
Besoni se përfshirja e kuadrove shqiptarë
në këto institucione mund të
përmirësojë situatën?
Mendoj se nëse angazhojmë kuadro të rinj, të pakomprometuara,
që nuk kanë pirë ujë te çashmja e
mbretit, siç thotë populli, po. Na është thënë se
pikërisht kryetari i Gjykatës Komunale në
Tetovë është njeri i dyshuar për korrupsion
dhe ka një ndërtesë të madhe në qendër të
qytetit.
Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet në
rajon, Bullgari, Serbi, gjykatat janë të korruptuara
dhe në gjykata duhet të bëhet reformë e thellë. Unë
kam biseduar edhe me shumë miq nga komuniteti
ndërkombëtar. Kot e kemi të bëjmë reforma, nëse
ne nuk ndryshojmë fizikisht njerëzit, të cilët duhet
të vendosin për drejtësinë. Unë e kam përjetuar
edhe vetë sa kam qenë në pushtet kur krimineli
burgosej, ndërsa gjykatësi e lironte.
A shihni ndonjë tendencë të autoriteteve
të Maqedonisë për t‘iu lënë kështu si jeni,
të merreni me vetveten?
Nuk duhet të fusim shqiptarët në një thes me organizatorët
e krimit. Gjërat duhet të thuhen me
emër dhe mbiemër. Unë kam pyetur: ç‘të keqe ka
bërë Ali Ahmeti në Maqedoni? Le të thuhet hapur. A
përse u angazhova shpirtërisht për formimin e këshillit
koordinues në vitin 2002 dhe shqiptarët u bënë
bashkë? Për dy muaj krerët e partive politike e shkatërruan
atë, sepse u rrezikoheshin interesat e tyre personale.
Pas këtij akti, përsëri, në vitin 2005 bëra marrëveshje
për zgjedhjet lokale. Sërish krerët e partive
politike nuk e respektuan atë. Ore, ne na duhet të jemi
bashkë deri në implementimin e plotë të Marrëveshjes
së Ohrit. Por shihet qartë se krerëve të partive politike
shqiptarëve po u rrezikohen projektet e tyre në planin
personal.
Z.Ahmeti, njësia policore "ALFA" a sjell
ndjenjë sigurie apo frikë te ju?
Njësia "ALFA" si duket nuk është nën kontroll të
plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për
fat të keq të gjithë policinë nuk e kontrollon kjo ministri.
Një pjesë e kriminalizuar kontrollohet nga vetë
Refet Elmazi, zëvendësministri i punëve të
brendshme, me çka ushtron dhunë dhe kriminalitet
te shqiptarët. Kjo është për të të ardhur keq. Kanë
ndodhur akte të turpshme publike. Zëvendësministri
i punëve të brendshme në Parlamentin e Maqedonisë
ka rrahur deputetin shqiptar, Aziz Pollozhani. Unë nuk
e di çfarë të arsyetojë, çfarë argumentesh të japë.
Z.Menduh Thaçi në Parlamentin e Maqedonisë, përpara
Kryetarit të Parlamentit, ka rrahur Teuta Arifin,
deputete e BDI-së. Shqiptari me Kanun e me zakon
kurrë nuk ka ngritur dorë mbi gruan. As nuk ka shkrepur
plumbin. Çfarë arsyetimesh të japë? Shihni, mor vëlla,
i keni publike, në televizione, janë formuar komisione...
për mua këto janë akte të turpshme. Dhe unë nuk dua
të bëhem pjesë e këtyre akteve të turpshme.
Z. Ahmeti, po juve në anën tjetër, a keni
mbështetje çfarëdo qoftë nga njerëz të
dhunës, siç ju akuzojnë?
Më lehtë se unë, Ali Ahmeti, askush nuk e ka pasur
të bëjë grupe të tilla, sepse unë kam pasur 10 mijë ushtarë.
Prej tyre, sigurisht se të gjithë engjëj nuk kanë
qenë. Por, ne nuk kemi luftuar që të bëjmë grupe e
banda. Kemi luftuar që të jemi të barabartë në këtë
vend dhe të vendosim e të punojmë për vlera e për
standarde. Boll i kanë rrahur, vrarë e sakatuar shqiptarët
qoftë me shtet dhe qoftë me banda. Kjo as nuk
ka qenë projekt i imi dhe as nuk do të jetë. E tërë puna
ime 20 e sa vjeçare të vihet në pikëpyetje? Nuk është
dhe as ka qenë projekt i imi që unë me banda të imponojë
idetë dhe konceptet. Në vitin 2001 unë dola
hapur bre vëlla - jam Ali Ahmeti, jam komandant i
Përgjithshëm i UÇK-së, jam përfaqësues politik i kësaj
ushtrie. Nuk jam fshehur.
Ju keni qenë komandant i përgjithshëm e
tash është krijuar imazhi i një viktime. Është
paksa paradoksale.
Nuk kam hyrë në politikë që përmes dhunës të
materializoj konceptet politike. Në politikë kam hyrë
që t‘u jepen qytetarëve programe, ide, oferta... dhe u
takon qytetarëve të zgjedhin. Zgjedhjet janë si treg ku
ka shumë mallra, por njeriu shkon e blen atë që i
pëlqen. Dua që këto standarde të përparojnë, jo
përmes dhunës. Ju duhet të informoni publikun. Dilni
dhe shihni sa rafalë janë gjuajtur mbi shtabet e BDIsë.
Mos më pyesni mua. Shihni Tetovën, bëni fotografi,
a ka ndonjë flamur të BDI‘së...a thua aq i vobektë jam
unë? Të gjithë flamujt që ne i vinim ditën, ata i hiqnin
natën. Njerëzit janë rrahur përse i kanë dhënë objekte
me qira për fushatë BDI-së nga njerëzit e natës. Këto
gjëra, këto fenomene, duhet t‘i luftojmë të gjithë bashkë
dhe jo t‘i fusim në një thes edhe kriminelin edhe
viktimën. Kjo mua më irriton.
Edhe pjesa tjetër e shqiptarëve në Shqipëri
dhe Kosovë e bën atë barazi?
U jam mirënjohës vlerësimeve që bëjnë autoritetet
në Shqipëri e Kosovë lidhur me gjendjen në Maqedoni.
Mirëpo, jam i irrituar nga shumë njerëz, autoritete
publike, analistë e publicistë, që vërtet kriminelin dhe
viktimën i barazojnë, i vënë në një rrafsh. Unë kam
përgjegjësi, jam njeri që marr edhe vendime të vështira,
por edhe në momente të caktuara dhe të guximshme.
Nëse unë doja që në Maqedoni të shkaktohen
turbullira, me rastin e organizimit e tentimit për atentat
ndaj meje, ishte kulmi i revoltës te shqiptarët kudo.
Për gjashtë vjet sa punoj unë, telefoni im përkundër
që e mban shumë baterinë, ka përfunduar brenda dy
orësh, sepse nga të katërta anët me qindra njerëz kanë
thirrur. Unë kam marrë guximin që të kërkoj me urtësi
qetësinë dhe nuk kemi plumba.
A është goditur vetura juaj?
Është goditur e imja dhe gjashtë vetura të tjera. Dhe
në atë rast, të mos harrojnë njerëzit se nuk janë shpërndarë
rafalë karamelesh, por rafalë plumbash prej
armëve të zjarrit dhe ka një njeri të plagosur.
Atentatori ka emër?
Emër dhe mbiemër. Atentatori bashkë me ndihmësit.
A është e vërtetë se ka qenë pjesë e sigurimit
të Menduh Thaçit?
Po, sigurisht. Është e dokumentuar, e filmuar...
Z.Ahmeti, a do të jetë e mundur që nëse
fitoni të festoni pa armë? Dhe pas mandatit,
të hiqet posteri juaj që kërkon heqjen e
armëve?
Ne nuk kemi nevojë nga gryka të nxjerrim plumba.
Ajo do të zëvendësohet me dije, me kulturë, me realizim
të programeve, me mirëqenie, begati, jo vetëm
ekonomike, por edhe pasuri shpirtërore dhe mendore.
Na presin shumë punë të rëndësishme si gjuha shqipe
që duhet të zyrtarizohet në nivel shtetëror, siç është
statusi legal i UÇK-së dhe ligji për përdorimin e simboleve
kombëtare. Për 18 muaj të pjesëmarrjes së
PDSH-së në qeveri, ata e ndryshuan ligjin, e degraduan
ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare dhe
ligjin për policinë, i cili është antishqiptar në kundërshtim
me standardet evropiane dhe Marrëveshjen e
Ohrit. Gjithashtu, kërkojmë edhe ligj për Gjykatën
Kushtetuese që të mos ketë të drejtë të interpretojë
dhe abrogojë ligje që sillen me shumicë të dyfishtë.
Këto janë qëllimet tona në rrafshin kombëtar. Ne duam
edhe hisen tonë, në rrafshin ekonomik. Ne nuk duam
vetëm Ministrinë e Kulturës, të Ambientit dhe të Decentralizimit.
Pse shqiptarët të mos e kenë Ministrinë
e Ekonomisë, të Transportit, të Bujqësisë, Pushtetit
vendor. Pse unë nesër të mos jem President i Maqedonisë,
të mos jem Kryeministër i Maqedonisë? Kështu
që për këto të drejta, ne edhe luftojmë. Këtu është
dallimi, sepse unë kërkoj të mos jem qiraxhi në shtëpinë
time. Të tjerët, bre vëlla, janë mësuar të jenë
qiraxhinj, sepse i mbushin arkat e tyre personale dhe
nuk mendojnë për pasurinë e përgjithshme të shqiptarëve
në Maqedoni. Ky është dallimi.