NE CILEN GJUHE FLET ZOTI
Fjala Zot duhet të ketë qenë në
ajër gjatë tërë ditës sa jepeshin
instruksione për botimin simultan
në Ankara, Damask e Jerusalem
të një komunikate të thjeshtë shtypi,
ku njoftohej se Siria dhe Izraeli zhvillonin
negociata të tërthorta paqe. Duhet
të ketë qenë edhe në momentin kur u
mbërrit, pas 18 muajsh krize, marrëveshja
për zgjedhjen e Presidentit të ri në Liban.
Dikush duhet të ketë përmendur
Zotin në cilindo prej qyteteve të Irakut,
nga cilido ekstremist, duke vënë bombën
e radhës, apo duke marrë në
shënjestër me predhahedhës. Dhe, Zoti
do të jetë përmendur ndërsa zbrazej,
gjatë sundimit të talebanëve, Muzeu i
Afganistanit nga pothuajse dy të tretat
e eksponateve, të cilat, sikundër figurat
budiste në Banyan, trajtoheshin si të
kundërta me rregullat fetare.
Për fjalorin e përditshëm perëndimor
ekziston një mbulesë e thjeshtë për këtë
pjesë të botës, dhe këto probleme.
Mbulesa është se problemet e Lindjes së
Afërt janë probleme religjioze që derivojnë
nga kohërat biblike, dhe ky është
lëmsh që nuk zgjidhet. Ekziston edhe
një nëntekst në këtë fjalor, posaçërisht
pas 11 shtatorit 2001, e ai është se këto
probleme kanë lindur nga prania qoftë
e Islamit, apo e Islamit të pareformuar.
Por, po ta thërrisnim Zotin, besimin
në të, dhe interpretimin e fjalëve të tij,
çka do të na sillte që të kundërshtohej
fjalori i përditshëm perëndimor?
Shumëçka, në fakt. Për shembull, në
Ankara, kur të jenë përshëndetur,
ndërmjetësit turq do të kenë shqiptuar
"selaam alejkum" dhe marrë përgjigjen
"alejkum selaam", ("Paqja qoftë me ty",
e "Dhe mbi ty, paqja"). Nga izraelitët
mund të kenë marrë përgjigjen e thjeshtë
"Shalom", që do të thotë thjesht
"Paqe". Kryeministri izraelit kishte, për
më tepër, lehtësinë e të kërkuarit të
ndërmjetësimit turk për një besim të
ndërtuar shekullor mes turqve dhe hebrenjve
që u dallua në mënyrë dramatike
më 1492. Atë vit, Kolomboja zbriste
në Amerikë e mbretëresha spanjolle dëbonte
hebrenjtë nga Spanja në një
spastrim deri atëherë të paparë etnik-religjioz.
Perandoria osmane hapi dyert për
të gjithë hebrenjtë e dëbuar, duke ua
lënë në dispozicion qytetin e Selanikut
dhe qytete të tjera e Perandorisë.
Në Liban, Presidenti i zgjedhur duhet
të jetë detyrimisht i krishterë (Maronit)
si pjesë e një rregullimi kushtetues në
këtë vend, ku dy vendet e tjera të treshes
udhëheqëse, ai i Kryeministrit dhe
Kryeparlamentarit duhet t‘u takojnë një
myslimani sunit dhe një shiit. Ky rregullim
kushtetues u hartua nga francezët,
të cilët administronin Libanin, pothuajse
në të njëjtën kohë kur britanikët krijonin
një shtet tjetër, Irakun, nga tri
provincat e atëhershme otomane. Që të
dyja ngjarjet, hartimi i Kushtetutës libaneze
dhe krijimi i Irakut kishin shumë
pak të bëjnë me atë se si interpretohet
Zoti, e më shumë se si kontrollohet territori
strategjik i një regjioni afër kanalit të
Suezit, dhe, siç do të merrej vesh më
vonë, afër apo mbi burime jashtëzakonisht
të pasura nafte.
Në Afganistan, kur ndërtohej operacioni
i fshehtë amerikan për armatosjen
e muxhahedinëve (nga të cilët do të lindte
fraksioni më i fuqishëm, ai i Talibanëve)
për administratën amerikane nuk ishte
fare me rëndësi se cilit Zot i luteshin këto
forca, e as në çfarë konteksti kulturor, por
me rëndësi ishte se i kundërviheshin
Bashkimit Sovjetik, kundërshtarit amerikan
në një Luftë të Ftohtë që tash po zhvillohej
edhe me armë të nxehta.
2.
Profesori amerikan Zachary Karabell
u përpoq që në librin e tij "Paqja qoftë
mbi ty" (Peace be Upon You, ‘Vintagebooks,
New York) të kundrojë marrëdhëniet
mes Islamit dhe Judaizmit e
Krishterimit nga një perspektivë jokonvencionale
në Perëndim, nga perspektiva
e lindjes dhe zhvillimit të Islamit.
Nga kjo perspektivë, profeti Muhamed
e merr porosinë e Zotit në arabishte,
dhe është transmetues i kësaj porosie,
të marrë më parë nga hebrenjtë dhe të
krishterët, për fiset arabfolëse. Duke lëvizur
nga Meka në Medinë, profeti Muhamed
krijon dy parime që do të kenë
pasoja deri në ditët e sotme. Me Kushtetutën
e Medinës përpiqet të rregullojë
marrëdhëniet mes fiseve arabe dhe atyre
hebrenje, duke i cilësuar të dy komunitete
si "umma" (bashkësi) të veçanta,
të barabarta e rrjedhimisht me të drejta
kontraktuale. Njëkohësisht, e vendos
parimin, të ndërtuar brenda Kuranit, për
respektimin e të drejtave të "popujve të
librit" (ahl-al-kitab), pra të hebrenjve
dhe krishterëve të cilët kishin "Librin",
Biblën. Kjo e drejtë konsiston në interpretimin
vetjak të porosisë së Zotit, por
duke respektuar sundimet e natyrës së
shtetit.
Dhe, sado që historia e zhvillimit të Islamit,
si dhe çdo feje tjetër, të jetë histori
e dëshmimit të vlerës së një religjioni
përballë tjetrit, parimet e respektit për
"njerëzit e librit" karakterizuan në masën
më të madhe të zhvillimit historik marrëdhëniet
mes Islamit dhe judeo-krishterimit.
Në Bagdadin e Abassidëve, ku u
përkthyen veprat e shkencave dhe
arteve të Greqisë antike, të hinduizmit e
budizmit, vetë Kalifi do të ftonte në debate
teologjike rabinët e priftërinjtë, për
të dëshmuar përparësitë e njërës ndaj
fesë tjetër. Në Spanjën e shekullit XII u
shënua ngritja më e lartë artistike e intelektuale
e Islamit, njëkohësisht duke
shënuar edhe nivelin më të lartë të tolerancës
së sundimtarëve myslimanë ndaj
hebrenjve dhe krishterëve. Në po këtë
periudhë dhe nën sundimin islam do të
zhvillohej edhe një epërsi e dukshme e
hebrenjve. Në mungesë të sistemit bankar,
hebrenjtë e Mesdheut, nëpërmjet
lidhjeve të tyre familjare e religjioze, do
të bëheshin ndërmjetësit financiar në
transaksionet tregtare në kërthizën e
Evropës. Dhe, të njëjtën gjë, bashkë me
shumë profesione të tjera, do ta bënin në
Perandorinë Otomane, e cila u ndërtua
qëllimisht si kozmopolite, me filozofinë
se duhej respektuar "umma" e të tjerëve,
vetëm se duhej të tatohej për nevojat e
funksionimit të shtetit.
Po, ka pasur edhe luftëra që janë quajtur
fetare, dhe që edhe sot kanë rezonancë
në diskursin politik. Kryqëzatat e
krishtera dhe xhihadi ndër myslimanë
kishin si qëllim të vetin dëbimin e "anës
së kundërt" nga Jerusalemi i shenjtë, por
një gërmim qoftë edhe sipërfaqësor tregon
se kryqëzatat u filluan nga Papa Urbani
si formë e grumbullimit të pushtetit
ushtarak të princërve të shpërndarë
evropianë nën flamurin e tij; më shumë
se pushtetin shpirtëror të Jerusalemit,
kryqëzatat do të krijonin mundësinë e
konsolidimit të pushtetit fizik të prijësit
të të krishterëve. Fjala xhihad, nga ana
tjetër, u simplifikua tej mase. Njëri kuptim,
ai indivual dhe burimor, obligon besimtarin
islam që të zhvillojë një luftë të
brendshme për fitoren e fesë, fitoren
brenda tij. Tjetri kuptim u lidh me figurën
më emblematike të luftëtarëve anti-
Kryqëzata, Saladinit (Salah ad-Din,
Nderi i Fesë), i cili arriti të çlirojë Jerusalemin
nga princërit e ardhur evropianë, i
udhëhequr nga bindja se duhej vdekur,
po qe nevoja për të rimarrë vendin prej
nga Muhamedi u nis për në qiell. Por, fitorja
e Saladinit nuk ishte shkatërrimi i
kishave, posaçërisht jo e asaj e të Shenjtit
Kryq ku qe varrosur Jezu Krishti.
Përkundrazi, ishte fitore e cila lejonte, me
kontratë me Mbretin britanik Riçard, prijësit
e kryqëzatave, që çdokush të ketë
qasje ndaj vendeve të veta të shenjta.
3.
Po, përse atëherë kjo vijimësi konfliktesh,
që nuk po përfundojnë as në shekullin
XXI?
Debati teologjik nuk duket se ka lidhje
me këtë. Kur zhvillohej në Damask a
Bagdad, mes sundimtarëve islamikë dhe
dijetarëve hebrenj dhe të krishterë, do të
përqendrohej në çështjen se kush është
Profeti (pse myslimanët e konsiderojnë
Muhamedin e hebrenjtë ende e presin,
pse nuk mund t‘i shohin shenjat e paralajmëruara
në librat e tyre të shenjtë për
ardhjen e Muhamedit) dhe si është e
mundur që të krishterët e konsiderojnë
Zotin e tyre si të birin e Shën Marisë? Por,
këso debatesh janë zhvilluar brenda vet
konfesioneve, bile në mënyrë më të acaruar.
Brenda Islamit, për një kohë të
gjatë ka ekzistuar pyetja fundamentale
se a është Kurani produkt material apo
shpirtëror i Zotit, apo ndoshta edhe bashkëdyzim
i tij. Nga përgjigjet në këtë pyetje
është varur se a është Kurani i interpretueshëm
apo jo, dhe atëherë më tutje
se si duhet të interpretohet, nga kush, etj.
Që me vdekjen e Muhamedit, po ashtu,
është shtruar mënyra e trashëgimisë; a
duhet të jetë fizike, në formë të vijimësisë
familjare që do të krijonte një dinasti,
apo do të jetë shpirtërore, në formën e
përzgjedhjes së më të diturit që do të
vazhdojë mësimet e Pejgamerit? Përgjigjet
për këto pyetje kanë qenë, dhe janë
me pasoja të rënda deri më sot, ngase kur
u dhanë, u bë ndarja mes sunitëve dhe
shiitëve, të cilët sot, mes të tjerash, zhvillojnë
edhe luftë kundër njëri-tjetrit në
Irak. Brenda Krishterimit u zhvillua një
debat shumë i ngjashëm, i cili solli
skizmën. Pyetja teologjike se a rrjedh
Shpirti i Shenjtë nga Babai e i Biri, Hyj,
apo vetëm nga Babai, ndau kishën në dy
trungje të mëdha, Perëndimore e Lindore,
por më pastaj edhe në distancimin
e Kishës kopte në Egjipt, Maronite në Liban
dhe asaj Nestoriane në Siri e Irak.
Por, konfliktet e sotme në Lindjen e
Mesme kanë më së paku mbresa të kenë
lindur nga debatet teologjike. Dijetarët e
fesë nuk e kanë krijuar konfliktin. Në fakt,
ai ka nisur me lindjen e një koncepti krejtësisht
të ri për fetë, e ai është koncept i
kombit, gjegjësisht i shtetit kombëtar.
Këtu mund të ketë qenë ngecja më e madhe
e interpretuesve të Islamit të asaj kohe,
të Perandorisë Otomane kozmopolite e të
fjetur në të arriturat e veta. Dhe, këtu, me
një lojë rastësie, figuron një emër shqiptari
(pothuajse e vetmja herë që përmendet
shqiptari a shqiptaria në këtë libër), ai
i Muhamed Aliut, themeluesit të Egjiptit
bashkëkohor.
Duke parë, nga njëra anë, inkursionet
e Napoleonit dhe britanikëve në
Egjipt dhe Lindje të Mesme, si dhe
dobësinë e Perandorisë Otomane, Muhamed
Aliu, që ishte dërguar në emër të
Portës për ta administruar Egjiptin, fillon
lëvizjen e parë brenda botës islame
për vendosjen e shtetit mbi modelin
evropian (më vonë do ta inspironte një
figurë tjetër me lidhje shqiptarësh, Ataturkun),
duke arritur të pushtojë Sirinë e
Libanin, e duke mbërritur 150 kilometra
afër Stambollit.
Ky ishte zgjim i vonshëm për Perandorinë
Osmane, që fillimisht shtyu reformat
e Tanzimatit e pastaj me fillimin
e zhbërjes së ngadalshme të Perandorisë
Osmane me kombinimin e ndërhyrjes
të epërsisë teknologjike e ushtarake
Perëndimore në Lindjen e Mesme,
që do të merrte formën e vet më
dramatike me vendosjen e shtetit të
Izraelit në atë që ishte mandati britanik
për Palestinë.
4.
Prej lindjes, Islami arriti që në tre
shekujt e parë të tij të pushtojë një territor
që fillonte në Marokun e sotëm e që
mbaronte në kufijtë e Afganistanit. Mesdheu
u shndërrua, siç thotë autori, në
një "liqe mysliman". Në shekullin XII,
kalifatet myslimane ishin shumë larg më
të avancuarat në njohuri, kulturë,
ndërtimtari se principatat e mbretëritë
e krishtera. Me ngritjen e Perandorisë
Osmane u krijua superpotenca ushtarake
e ekonomike që diktoi mbi marrëdhëniet
tregtare e politike në një pjesë
bukur të madhe të Evropës.
Pse atëherë rënia e shteteve myslimane?
Kjo është pyetja që u shtrua jo
vetëm brenda analizës historike, por më
shumë brenda asaj politiko-logjike
bashkëkohore, posaçërisht pas 11 shtatorit,
dhe lehtësisë me të cilën Islami u
keqidentifikua me terrorizmin.
Dy janë natyrat e përgjigjeve. Të
parën e jep Muhamed Abduh, i cili në
cilësinë e kryemyftiut të Egjiptit, do të
thjeshtësojë formulën e ngritjes dhe
rënies së Islamit. Sipas tij, Islami ka
qenë më i forti atëherë kur ka integruar
arsyen (kur ka integruar shkencën, filozofinë,
të arriturat bashkëkohore të kulturave
të tjera) dhe ka qenë më i dobëti
atëherë kur është larguar nga to, pra kur
është izoluar, si për shembull, në vetmjaftueshmërinë
e Perandorisë Osmane.
Të dytën e jep një korrespondencë
mes Lordit Rotschild, pinjollit të njërës
prej familjeve më të pasura hebrenje në
botë, dhe Lordit Balfour, ministrit të Jashtëm
britanik. Ky i fundit, më 1917 i shkruan
Rotschildit se qeveria e
Mbretërisë së Bashkuar "shikon pozitivisht
vendosjen në Palestinë të një atdheu
kombëtar për popullin Hebrait...".
Lindja e Mesme sot në masë të madhe,
edhe në shekullin XXI, ndjen pasojat
e të dyja izolimeve. Të atij të Islamit
nga zhvillimet bashkëkohore shkencore
prej Perandorisë Osmane e tutje. Dhe të
atij nga zhvillimi i nocionit evropian të
shtetit kombëtar, që në një pjesë bukur
të madhe të botës arabe u përcoll me një
shekull kolonializëm.
5.
Sabatai Sevi, "rabini i çmendur", siç
njihet, është pika e dytë e referencës
ndaj shqiptarëve në këtë libër. Njeriu
që shpalli veten se është mesia i ri i hebrenjve,
kaloi një jetë aventuroze, duke
u përndjekur nga rabinët institucionalë
për shkak se e rrezikonte fenë, e më vonë
edhe nga Sulltani, sepse në një moment
të dehjes me mesianizëm vendosi që të
niset për në Stamboll e ta rrëzojë nga froni.
Për të shpëtuar jetën, pranoi islamin,
por vazhdoi me një miksturë predikimesh
ebraito-islamike. Kur të gjithë u
mërzitën nga ai, e dëbuan për në Shqipëri,
për në Berat. (në Ulqin, te plazhi
i vogël, në zbaticë del varri i tij, thonë
ulqinakët).
Pas leximit të XIV shekujve të marrëdhënieve
islamiko-ebraito-krishtere,
akti i të dëbuarit të Sabatai Sevit për në
Shqipëri m‘u duk si një gjest që mund të
interpretohet nga një kënd i mirë. Në të
jetonin dy rryma të krishterësh që kishin
interpretime të ndryshme për gatimin
e bukës së eukaristisë, me apo pa tharm
(katolikët dhe ortodoksët). Dy rryma
myslimanësh, prej të cilave, njëra mendonte
se dhëndri i Muhamedit është prijësi
i vërtetë i Islamit pas vdekjes së Pejgamerit
(Partia e Aliut, gjegjësisht shiitët).
Një rrymë myslimanësh që kërkonin
të shihnin në anën e brendshme të
luleve Islamin, një inspirim poetik që
kishin hasur edhe te budistët e Afganistanit
(sufistët). Në këso vendi, predikuesi,
qoftë edhe ai që konsiderohej si i
rrezikshëm në vendet e tjera, si Sabatai
Sevi, ishte vetëm edhe një interpretues
i fjalës së Zotit.