Çift i ri në Big Brother
Shumë ngjarje të rëndësishme, por edhe situata gazmore e të trishta kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother”-it. Lajmi më i bujshëm është lidhja mes Rezartës dhe Jetmirit. Dy të rinjtë kanë ditë që e shikojnë ndryshe njëri-tjetrin dhe më në fund u është dhënë mundësia të flasin e të pranojnë ndjenjën që po rritet për njëri-tjetrin. Sakaq Enxhi, banorja e infiltruar, ka bërë striptizë për banorët e tjerë, duke i lënë pa fjalë. Ajo vazhdon të provokojë dhe ka arritur deri aty sa ka ndarë çiftin Seldi-Domi. Klodi, nga ana e tij, ka qenë i mërzitur. Ai mban një sekret, një lidhje dashurie të cilën ende nuk ka vendosur ta bëjë publike, sepse ka frikë se mos lëndon ndonjë të afërm.
Historitë e tradhtisëBanorët diskutojnë mbi tradhtinë. Ada tregon një histori tradhtie ndërmjet të dashurit të saj dhe shoqes së ngushtë. Ajo tregon se ata nuk kishin një raport mes tyre, por ishte një tradhti shoqërore, ku shoqja e saj kishte lidhur shumë miqësi me të dashurin e saj dhe çdo gjë që Ada bënte, ajo ia tregonte atij. Ada tregon se miqtë e tjerë e kishin paralajmëruar, por ajo kishte besim absolut te mikja e vet. “Më kishin thënë që ajo ishte shumë xheloze për mua, por unë s’doja ta kuptoja deri sa më në fund i thirra mendjes dhe hapa sytë për t’i parë më mirë gjërat”, tregon ajo. Ada mendon se është e vështirë të mos kesh askujt kujt t’i besosh. Ndryshe nga historia e Adës, Klodi tregon për tradhtinë që i bëri njeriu i dashur me shoqen e tij, teksa hiqeshin sikur nuk njiheshin. Ai tregon se e ka kuptuar vetë dhe i ka parë dhe shton se Zoti i ka dhënë shumë forcë që të përballojë këtë histori të dhimbshme. Seldi tregon se edhe ai ka pasur një histori të përafërt me të Klodit dhe tregon se pasi e mori vesh, ia fali këtë veprim të dashurës së vet dhe lidhja e tyre zgjati edhe pak. Ai tregon se sidoqoftë e kishte të vështirë që ta pranonte atë që ndodhi dhe në çdo situatë i kujtohej kjo gjë, ndaj nuk duroi shumë dhe u nda me të. Diskutimi i të rinjve merr një tjetër formë ku ata japin mendimet dhe diskutojnë nëse tradhtia duhet falur apo jo.
Sekreti i KloditPas drekës, Klodi ka shkuar në dhomën e gjumit. Ai është mjaft i mërzitur. Aty është dhe Olta. Të dy bashkë nisin të bisedojnë për mërzitjen e Klodit. Olta e pyet se çfarë ka që është mërzitur dhe ai nis që të tregojë se është mërzitur për diçka që i përket atij personalisht. Ndër të tjera të qenit në nominim e ka mërzitur pak. Olta e pyet nëse mundet që t’ia tregojë asaj arsyen, por Klodi i thotë se për të është diçka e rëndësishme. Ai thotë se nuk do që ta tregojë tani, sepse nuk do që kjo të ndikojë tek banorët apo te publiku për keq. Ai thotë se kur të vendosë që ta tregojë sekretin e tij, dëshiron që ta bëjë këtë në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, por ende nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm. Ndër të tjera, ai thotë se nuk do që kjo gjë të ndikojë te familja e sidomos te nëna. Ai thotë se vetë nuk ndjehet keq apo në faj, por thjesht nuk do që të lëndojë të tjerët. Ai tregon se në vetvete ndjehet shumë mirë dhe më pas i tregon Oltës se sekreti i tij ka të bëjë me një histori dashurie. “Unë jam shumë i lumtur me shpirtin tim, por nuk e di se si mund ta presin të tjerët...”, i thotë Klodi Oltës. Ajo e pyet nëse ai është i lumtur me këtë gjë dhe Klodi i përgjigjet “Normalisht, për mua është diçka krejt normale dhe çdo njeri e ndërton jetën e tij ashtu siç dëshiron”.
Luajnë doktorashKlodi hodhi një ide që të luanin me doktorë, duke marrë shkas nga veshja që mbante Enxhi natën e spektaklit, kur hyri si infermierja e Gjimit. Kështu ata vendosin që ta bëjnë një lojë. Pas një kohe të gjatë përgatitjesh, banorët luajnë duke improvizuar disa situata në një spital psikiatrik. Eduardi është mjeku psikiatër ndërsa Enxhi, “banorja e re”, është infermierja. Të gjithë banorët e tjerë janë pacientët e tyre. Banorët luajnë në dhomën e gjumit, ku pacientët paraqiten me sjellje të ndryshme. Teksa luajnë, banorët qeshin nga situatat e krijuara nga vetë ata. E ndërsa në shtëpinë e re banorët qeshin, në shtëpinë e vjetër Erioni dhe Jetmiri diskutojnë për të shkuar në dhomën e gjumit që të tregojnë për sekretet e zbuluara nga Rezarta. Ndër të tjera ata këndojnë këngë labe dhe shkëmbejnë biseda të shkurtra ndërmjet tyre.
Erioni dhe Jetmiri shkojnë në shtëpinë e rePas disa minutash pritjeje, Erioni dhe Jetmiri shkojnë në shtëpinë e re. Banorët, të cilët janë ende duke luajtur me lojën e doktorëve teksa i shohin në shtëpi, gëzohen dhe i takojnë djemtë e dënuar. Erioni dhe Jetmiri u thonë banorëve të shtëpisë së re se kanë ardhur vetëm për një orë dhe më pas do të shkojnë përsëri në shtëpinë e vjetër. Ata kanë sjellë verë me vete dhe të gjithë ngrenë dolli. Më pas të gjithë ulen dhe Erioni lexon zarfin që u ka dhënë “Big Brother”. “‘Big Brother’ njofton se: duke filluar që nga ky moment mund të shkojmë në shtëpinë e re” lexon Erioni, por më pas djemtë thonë se e kanë shlyer dënimin. Të gjithë duartrokasin. Më pas banorët fillojnë të festojnë për ardhjen e dy djemve.
Rezarta mes Edit dhe JetmiritJetmiri ka shprehur simpati për Rezartën, vajzën nga Kosova. Pas lojës së striptizës, gjatë festimeve Jetmiri kërceu me të. Gjatë festës Jetmiri i thotë Rezit se e ka pritur momentin që të kërcente me të, por nuk vazhdon më tej. Pastaj ai shkon dhe flet me Edin, të cilit i kërkon që të sqarojë gjërat me Rezin, ndjenjat, dhe nëse mes tyre nuk do të ketë asnjë ndjenjë, Jetmiri do t’i flasë Rezartës për simpatinë e tij. Pasi të dy flasin, Edi thërret Rezin dhe bisedon me të. Ai i thotë që duke parë që vajza e refuzoi, ai do ta lërë të lirë dhe nuk do të insistojë që ajo të pranojë ndjenjat e tij. Ai i thotë se ka vënë re diçka përreth vajzës. “A ndjen ndonjë gjë për Jetmirin?”- e pyet Edi. Rezarta e mohon se ndjen ndonjë simpati të veçantë për Mirin. Më pas Edi i tregon Rezit për bisedën që pati me Mirin, duke shtuar se e vlerëson që ai ia tha këtë më parë. Pas disa minutash, Edi vazhdon të rrijë i mërzitur dhe i thotë vajzës se do të shkojë të bisedojë me Jetmirin se ai po pret lajmin. Kështu Rezarta largohet dhe Edi thërret sërish Jetmirin. Ai i thotë Mirit: “Për mua mbaroi, unë e mora shumë seriozisht këtë”. Rezarta duket e shqetësuar dhe futet brenda të bisedojë me Adën. Ajo i rrëfen Adës bisedën që pati me Edin, duke theksuar se ajo nuk ndjen asgjë për Jetmirin.
Domenika, e zhgënjyer nga SeldiOlta dhe Domenika diskutojnë për Seldin. Domenika thotë se në disa raste, ajo nuk e ka kuptuar sjelljen e tij. Ai gjithnjë është justifikuar se i ka bërë për provokim. Ajo tregon se për hatër të tij, ka bërë shumë ndryshime në lidhje me banorët e tjerë, kryesisht për djemtë, ndërsa Seldi ato që ia ka kërkuar asaj, për veten e vet nuk i ka ndryshuar. “Krijova shumë besim tek ai”, shprehet Domenika e menduar për këtë gjë. Të dyja vajzat sqarohen edhe për xhelozinë që Domi pati kundrejt Oltës dhe ajo shpjegohet se kishte parë disa momente kur ata kishin qëndruar shumë afër. Olta i tregon se me Seldin kishte biseduar pikërisht për të, por nuk kanë pasur biseda të tjera mes tyre. Ndërsa përsërisin bisedat për Enxhin, Olta e këshillon që herë tjetër, sqarimet duhet t’ia kërkojë personit në krahë dhe jo personit të tretë. Domenika shprehet se ndjehet shumë e lënduar nga sjellja e Seldit dhe thotë se nuk ka ndërmend që të sqarohet me të për këtë bisedë sepse më në fund gjeti pak qetësi me veten, por edhe sepse ai veçse do justifikohet për veprimet e bëra. Ajo falënderon sërish Enxhin që i hapi sytë në lidhje me të.
Jetmiri lidhet me RezartënBanorët shtrihen për të fjetur shumë vonë, afër mëngjesit, por disa prej tyre nuk i zë gjumi. Kështu Jetmiri, Rezarta, Valoni dhe Graciela shkojnë në kuzhinë ku hanë edhe mëngjesin. Jetmiri dhe Rezarta sapo kanë deklaruar se janë lidhur bashkë. Valoni shprehet se i kishte kapur disa sinjale që më parë dhe ia kishte thënë edhe të tjerëve, por asnjë s’e kishte besuar. Graciela habitet dhe i përgëzon për këtë surprizë. Miri thotë se edhe për të ka qenë një surprizë, sepse tani po e merr vesh ndërkohë që kjo gjë paska kohë që ka ndodhur. Miri i shpjegon se ajo është e para që po e merr vesh, edhe pse ata nuk kanë pasur mundësi të flasin. Ai i tregon se edhe me Rezartën nuk e kishin biseduar ndonjëherë, ndërsa Valoni shprehet se ata janë marrë vesh me shikime. Gracielës duket sikur i ngel hatri që kjo histori ka disa ditë dhe ajo e merr vesh vetëm tani dhe i thotë Mirit se kishte mundësi për t’ia treguar këtë gjë shoqes më të mirë, por ai i përsërit se kjo gjë sapo ndodhi. Valoni i kërkon çiftit që të puthen, por Miri i thotë se nuk do japë spektakël para tyre.
Komente për lidhjenRezarta është e shqetësuar për lidhjen me Mirin sepse sipas saj, nuk ka shumë kuptim sepse nuk kanë qëndruar fare bashkë. Ajo tregon se vetëm një ditë kanë biseduar e më pas vetëm shikime, këto për shkak të kushteve në të cilën ndodheshin, të ndarë në dy shtëpi e vetëm dje dhe sot kanë folur për këtë gjë. “Thjesht më tërheq shumë”, shprehet ajo. Graciela i flet mjaft mirë për Mirin dhe thotë se nuk kishte ndërmend t’i fliste, por fakti që ai dukej mirë nga gjendja shpirtërore, e bëri që t’i fliste. Rezarta i thotë se Miri ishte ndjerë shumë keq kur ajo dhe Erioni me Bertinën, të vetmit persona që ai kishte gjetur në shtëpi për t’u hapur zemrën, iu kthyen kundër. Dy djemtë kanë dalë në kopsht për të pirë cigare. Aty bisedojnë për lidhjen e Mirit me Rezin dhe Miri shprehet se po e bëjnë tamam si dy njerëz të rritur e jo të rrinë e të bëjnë spektakël për kohë të gjatë. Ai thotë se të dy e pëlqejnë njeri-tjetrin e ranë dakord që ta provojnë lidhjen, ndërsa për Rezin shprehet se është pa komplekse e kjo gjë i pëlqen. Miri mendon se të dy kanë shumë të përbashkëta që i lidhin dhe uron që kjo lidhje të zgjasë. “Tani e kam një motiv që të vij në Kosovë”, shprehet ai dhe ndërsa futen brenda i thotë Gracielës se e meritonte edhe ai që të provonte disa ndjenja në këtë shtëpi.
#