Letra/Edi Rama rrënon themelet e Shqipërisë
Në kohën kur të gjithë shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre në mënyrë që Shqipëria të hyjë në Bashkësinë Ekonomike Evropiane, mbeturinat e komunizmit nuk kursejnë mënyrë e as mjete për ta penguar këtë proces. Nuk e kuptoj atë pjesë të popullit shqiptar që vrapojnë si të pakokë pas disa prostitutave politike siç janë maniaku Edi Rama, Gramoz Ruçi, Arta Dade dhe disa bashibozukë tjerë socialist, të cilët e kanë vendin vetëm pas grilave dhe disa vocërrakë kryetarë të disa partive politike të vockla, si Paskal Milo dhe avokati i “famshëm” zhurmaxhiu Spartak Ngjela, me të vetmin qëllim që Shqipëria të mos jetë pjesë e Bashkësisë Ekonomike Evropiane. Me fjalë të tjera, duan me çdo kusht që të rrënojnë themelet e shtetit shqiptar, që për mua është tradhti kombëtare. Këtë ata e bëjnë, sepse kështu i ka porositur Beogradi, Athina dhe Moska. Atyre u pengon se Shqipëria është më në fund anëtare e NATO-s, atyre u pengon Autostrada Durrës-Vërmicë që i lidh të gjithë shqiptarët, atyre u pengon edhe projekti tjetër madhor, ai i hekurudhës Tiranë-Prishtinë, që do të ishte hapi i parë i bashkimit kombëtar. Greva e fundit e socialistëve të Edi Ramës, padyshim se nuk e ka për qëllim rinumërimin e votave, sepse edhe sikur të rinumëroheshin votat, rezultati nuk do të ndryshonte. Mirëpo, kjo është padyshim mënyra e fundit për ta penguar Shqipërinë që mos të jetë anëtare e Bashkësisë Ekonomike Evropiane për faktin se Shqipëria është shumë afër liberalizimit të vizave, e që për Shqipërinë do të ishte testi i fundit që të bëhet anëtare e BE-së. Merre me mend sikurse ta kishin socialistët pushtetin në dorë, ku do të ishte sot Shqipëria. Pra, pa dyshim nuk do të ishte anëtare e barabartë e NATO-s, nuk do të kishte Autostradë, nuk do të kishte liberalizim të vizave dhe BE-ja do të ishte shumë larg nga Shqipëria. Porosia jonë e fundit do të ishte për Edi Ramën dhe musketarët e tij që t’ua përkujtojmë se Shqipëria nuk është vetëm e Edi Ramës, as vetëm e socialistëve dhe as e shqiptarëve të Shqipërisë, por është e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, ngase të gjithë shqiptarët kanë derdhur gjak për të njëjtën Shqipëri etnike. Për fund, Edi Ramën dhe grevistët do t’i kisha porositur: mos luani me zjarr se vetë do të digjeni në të.
Musa Bajraktari