Fakti i ditës/Kreshnik Spahiu, tek trupa e gjyqtarëve, në një fushatë ndihmash për partinë e tij private

Kreshnik Spahiut, nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherazi edhe kryetarit në hije të partisë hije “Aleanca Kuq e Zi”, nuk po i mjaftojnë mashtrimet me vjedhje festash e tubimesh joshqiptarësh, jashtë Shqipërisë, duke “i shitur” si “aktivitete” partiake, në kufijtë e “globalizmit”.
I ndërgjegjshëm se në fund të fundit ai duhet të ballafaqohet brenda vendit dhe jo në “Ditën e Kolombit” në New York, Kreshnik Spahiu, në mbyllje të mandatit të tij si nënkryetar i KLD-së po mendon për nisjen e mandatit në krye të partisë së tij “Aleanca Kuq e Zi”.
Në respekt të postulatit të famshëm “parti e shëndoshë me bazë të shëndoshë” edhe Kreshnik Spahiu po mendon e punon për bazën e kësaj partie.
Kush më mirë se kushdo mund ti sigurojnë Kreshnik Spahiut një bazë të shëndoshë të partisë së tij..., veç gjyqtarëve, të cilët atij i gënjen mendja se “i ka nën hyqëm”.
Në konflikt të hapur interesi, pasi me gjyqtarët dhe familjarët e tyre ka mbushur sallat e tubimeve të partisë së tij, Kreshnik Spahiu, po shkon edhe më larg, ku me trafikun më të fundit të interesave, në kushtet kur gjyqtarëve nuk ju lejohet të bëjnë jetë aktive në radhët e ndonjë formacioni politik, ai po ju “zhvat” gjyqtarëve, familjarët, duke tentuar ti anëtarësojë në radhët e partisë së tij.
“Ndihma” që Kreshnik Spahiu ju kërkon të pretenduarve si “vartës” prej tij, brenda arrogancës dhe prepotencës që ai mendon se i jep pushteti, ka ndeshur në kundërshtimin e trupës së togave të zeza, gjyqtarët e së cilës kanë refuzuar të bëhen pjesë e “akrobacive” të Kreshnik Spahiut.
Ndërsa ankesat e tyre të shumta kanë “rënë në vesh të shurdhër”, sepse për deri sa nënkryetari i KLD-së nuk do ti dëgjojë, as kryetari i KLD-së nuk ka pse ti dëgjojë, denoncimi publik që vjen nga gjyqtarët, rreken thjesht dhe vetëm në dëshirën e tyre minimale, që Kreshnik Spahiu ti lejojë familjarët e tyre të zgjedhin vetë, në qoftë se duan, partinë ku duan të aderojnë, apo..., apo..., edhe ti lërë edhe “pa parti”..., por jo ti detyrojë bëhen pjesë e “Aleancës Kuq e Zi”.