E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja e PS: Rama, kasapi i opozitës

25-10-2011 / Gazeta 55

Edlira Haxhiymeri, sekretarja e partisë për barazinë gjinore artikulon troç diagnozën e një opozite që s’ka asnjë shpresë të vijë në pushtet. Manipulimi flagrant i listës së delegatëve ka shtyrë sekretaren socialiste të tërheqë vëmendjen tek arsyet e krizës së opozitës, duke e cilësuar Edi Ramën si kasapin që po e mbron karrierën e tij politike, duke shkëputur copa nga trupi partiak dhe elektoral i opozitës
 
Edlira Haxhiymeri, sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta në PS, i cilëson zgjedhjet në Partinë Socialiste si një farsë. Sipas saj, procedurat e ndjekur me përzgjedhjen e delegatëve ishin hapi i fundit i Edi Ramës për të bërë të mundur largimin e kritikëve të tij në kongres. “Në fakt neve jemi përjashtuar prej kohësh, kemi më se dy vite që jemi të paangazhuar nga ana e lidershipit. Lideri i PS-së ka momentin, ose më saktë, do të përdor kongresin për të bërë ekzekutimin final të të gjithë atyre që u përpoqën të jepnin një mendim ndryshe dhe u ofroi si kandidatura njerëzit që ai mendon se i shërbejnë më mirë”, u shpreh Haxhiymeri, gjatë një deklarate për mediat.
Sipas saj, “Ramës i interesojnë njerëz që nuk mendojmë me mendjen e tyre, por që janë të gatshëm të lexojnë hartimin e radhës së kryetarit”.
Pjesë e largimeve duket se është dhe vet Sekretarja e PS-së. Ajo është lënë jashtë kongresit duke mos u zgjedhur as delegate. Haxhiymeri shton se Rama nuk është i aftë të zhvillojë zgjedhje demokratike brenda partisë dhe kjo nuk i jep të drejtë të kërkojë standarde për çështjet e tjera.
“Problemi me këto zgjedhje nuk ishte eksperienca e parë brenda PS-së. Ne e kemi përjetuar një eksperiencë të tillë edhe në 2007-ën. Procesi ishte totalisht nën kontrollin e kryetarit dhe të grupit që menaxhon kryetarin. Kjo radhë tregoi se një parti e cila nuk është në gjendje të prodhoi demokraci brenda vetes nuk ka më moralin për të kërkuar zgjedhje demokratike në shoqëri. Kryetari zgjedh, vendos, kryetari përjashton, kryetari ka gjithë të drejtat, të tjetër janë kukulla në dorën e tij”, thotë ajo.
Haxhiymeri komenton dhe largimet e fundit të drejtuesve nga Partia Socialiste dhe problemet me anëtarësinë në këtë forcë politike, duke deklaruar se kreu i PS-së po bën opozitë kasapësh. “Është e dhimbshme të mendosh se pasi kontributi të gjatë, të jesh i detyruar të largohesh me forcë. Rama po bënë opozitën e kasapit. Po heq pjesë të trupit të PS-së, sepse nuk i dhimbset partia. Njerëzve që u mbyllet dera kanë të drejtë të zgjedhin, të zgjedhin rrugën e tyre, partinë ku mendojnë se përfaqësohen ato që ata kërkojnë nga politika dhe personalisht nuk i paragjykoj ata që janë të detyruar të marrin vendim të tilla”, tha dje Haxhiymeri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›