E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti i ditës/Olta Xhaçka do të “hajë” Andis Harasanin tek restorant “Logoreci”

21-09-2011 / Gazeta 55

Edhe ish-nusja e “Gjallicës”, Olta Xhaçka, pas pronarit të restorant “Logorecit”, Artan Gaçit, rreshtohet kundër deputetëve Harasani dhe Islami, duke i kërkuar ata si koka turku për t’i shpëtuar lëkurën Edi Ramës
 
Partia Socialiste s’e harron huqin e “prerjes së kokave” në parti në formë dënimi për agjitacion dhe propagandë ndaj përfaqësuesve më të rëndësishëm të saj, pa përjashtuar edhe anëtarët e Parlamentit. Pas paralajmërimit të Tanit të “Logorecit” gatitësi i mishit të dhisë dhe qofteve të derrit për grevistët socialistë 2 vite më parë, e shoqëron Olta e Gjallicës (Olta Xhaçka) e cila u shpreh dje se forumet vendimmarrëse në PS duhet të vendosin pa humbur kohë, përjashtimin e Andis Harasanit dhe Kastriot Islamit. S’do mend të kuptohet se “urdhëri” është porosi e Edi Ramës për të përgatitur terrenin politik në PS, në prag të mbledhjes së Kongresit të 5 nëntorit. I gjithë aksioni i referohet ngjalljes së frikës, panikut dhe terrorit ndaj eksponentëve të tjerë kritikë, kujto këtu deputetët Marko Bello, Arben Malaj dhe shumë të tjerë që s’pranojnë të shprehen publikisht për tentativën e asgjësimit të reformave nga PS. Më e veçanta nga gjithë ndodhia socialiste, fryma e përjashtimit dhe asgjësimit politik, janë deklaratat e njëpasnjëshme në harkun kohore të një jave të Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës. Koincidencë apo jo, koordinimi i fushatës së denigrimit dhe shpalljes me pa të drejtë të armiqve të partisë, sjell edhe afrimitetin e qëllimshëm ose jo mes deputetëve të mikluar nga idetë e Ramës nga të cilët mund të rrjedhin të tjera të përbashkëta dhe jo vetëm politike. Sulmet direkte bëhen mbi socialistin Andis Harasani, edhe pse ky i fundit është shprehur se po sulmohet nga ata që cilët ai i kishte ndihmuar të ishin në listat fituese të PS-së në zgjedhjet e 2009-ës. Por, në këtë mes nuk ka vetëm mos mirënjohje, por njëherazi një atentat ndaj demokracisë partiake dhe asaj parlamentare. Kuptohet, pas çdo qëndrimi të shprehur nga eksponetët e PS fshihet Edi Rama, i cili duke tentuar të ngjallë panik dhe frikë, rrit piacën e rezistencës së tij në krye të PS-së. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›