E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja nuk qendron tek ndryshimet kushtetuese, por tek vullneti politik i partive

21-09-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u shpreh dje se për kushtet e sotme Shqipëria nuk ka nevojë të amendojë Kushtetutën, pasi zbatimi i ligjeve dhe vendimeve para së gjithash kërkon mirëkuptimin politik mes mazhorancës dhe opozitës.
Duke u ndalur te debati i sotëm politik atë për amendimin e ligjit themeltar të shtetit dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Arvizu shprehet me qëndrime të ndara për këto dy çështje. Ai sjell në vëmendje se SHBA e cila ka një histori më shumë se 230 vjeçare, ka ndërhyrë në Kushtetutë jo më shumë se 28 herë. “Para së gjithash kur flasim për amendimet kushtetuese, apo reformën kushtetuese gjithmonë duhet të jetë e hapur, pasi në shoqëritë demokratike nuk duhet të ketë tabu për të folur për Kushtetutën. Po të flasim për kushtetutën e SHBA-së, vendin i cili ka një histori më shumë se 200 vjeçare dhe ajo është amenduar në një numër shumë të kufizuar, 27-28 herë. E gjithë çështja është te stabiliteti politik. Lidhur me diskutimet për Kushtetutën apo Kodin Zgjedhor, këto duhen bërë në disa hapa drejt informimit si në televizion, gazeta dhe në parlament”, u shpreh Arvizu.
Duke iu referuar reformës zgjedhore, kryediplomati amerikan në Tiranë thekson se “ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk shmang problemet, pasi janë partitë politike ato që kanë në dorë situatat para, gjatë apo pas zgjedhjeve”.
“Kur zgjedhjet kontestohen siç ka ndodhur në Shqipëri, është e natyrshme të thuhet se duhet të gjejmë një sistem që ta bëjë procesin zgjedhor sa më të thjeshtë. Nuk di mjaftueshëm për sistemin gjerman apo atë spanjoll, por nga ajo që kam lexuar apo dëgjuar them se janë sisteme të mira. Mua më duket se është shumë pak e rëndësishme se kush është sistemi, por e gjitha është te aktorët politik. Le të shpresojmë se të dy partitë do mund të marrin zemër dhe të shqyrtojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Reforma elektorale nëse do të zbatohet, një komponent shumë i rëndësishëm është reformimi i KQZ-së, por për sistemin nuk mendoj se është shumë e rëndësishme ndryshimi,- tha më tej kryediplomati amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›