E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia do mbështesë kursin e integrimit europian të Shqipërisë

21-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon në New York Presidentin slloven Danilo Turk

Sllovenia mbështet aspiratën e Shqipërisë për Integrim në Bashkimin Evropian.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Neë York, me Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk. Dy kryeministrat diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si dhe u konfirmua vullneti i palëkundur i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të ecur përpara me shpejtësi me projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por edhe mbështetja e palëkundur e vendit dhe popullit mik slloven ndaj Shqipërisë për hapat e mëtejshme drejt këtij anëtarësimi.
Po ashtu, në takim u ripohua vullneti i të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti atë ekonomike, shprehje e të cilit është edhe suksesi i kompanive sllovene që janë në mënyrë aktive prezente në tregun shqiptar.
Kronika e ditës - Kryeministri Berisha takohet në New York me kryeministrin e Kuvajtit/Në vijim të vizitës së tij, në New York, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kuvajtit Sheik Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Gjatë takimit u ripohuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy qeverive dhe dy vendeve dhe u rikonfirmua vendosmëria e të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes te ndërsjellë, në mënyrë të veçantë në sektorin ekonomik, në nxitjen e investitorëve e sipërmarrjes kuvajtiane për të investuar në Shqipëri. Në këtë kontekst, fusha si ajo e turizmit, ndërtimit, të infrastrukturave të rëndësishme, etj, u vlerësuan si sektorë me potenciale real për bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjithashtu, të dy kryeministrat rishprehën dëshirën për të vijuar intensifikimin e kontakteve dhe shkëmbimin e vizitave në nivelet më të larta. Kryeministri kuvajtian Sheiku Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Kryeministrit Berisha dhe e siguroi kryeministrin Berisha  se Kuvajti dhe populli kuvajtian ruajnë ndenjat më të ngrohta të miqësisë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj kryeministrit Berisha dhe do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në projektet e rëndësishme zhvillimore të saj. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e falënderoi kryeministrin kuvajtian Sheikun Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah për kontributin e rëndësishëm të qeverisë kuvajtiane përmes Fondit Kuvajtian të investimeve, në projekte të rëndësishme të realizuara dhe që po realizohen në vend. Një ndër projektet më kryesore, për të cilin do të bashkëpunohet ngushtësisht me Fondin Kuvajtian është ai për rregullimin e Qendrës së Tiranës, për të cilin u rikonfirmua vullneti i të dy palëve, që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin Lulzim Basha, ky projekt te shndërrohet sa më parë, në një histori të vërtetë suksesi, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Tiranës. Më tej, ne takim u diskutua mbi zhvillimet në rajon, duke u ndalur në çështjen e njohjes së pavarësisë se Kosovës. Kryeministri Berisha i kërkoi Kryeministrit të Kuvajtit Al-Sabah që vendi mik i Kuvajtit të marrë në konsideratë njohjen e shtetit më të ri, evropian, si një e drejtë legjitime e popullit te Kosovës, e rikonfirmuar në mënyrë të padiskutueshme nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës, si një akt që zhbën padrejtësitë historike ndaj shqiptareve, të cilët më shumë se çdo popull tjetër përjetuan copëtime te padrejta, pushtime, spastrimin etnik nga më të pashembulltit në Evropë, është një kontribut i rëndësishëm  në konsolidimin e mëtejshëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon, si dhe realizimit të projektit madhor të qytetarëve të Kosovës për të ardhmen euroatlantike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›