E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Analiza e pare e ofertes zbulon pabesine e Rames me shkeljen e Ligjit per Komisionet Hetimore

23-10-2010 / Gazeta 55

Ajo cka socialistet kerkojne ne kembim te votes per kodin zgjedhor eshte nje komision hetimor parlamentar per 28 qershorin. Gjate 4 muajve 15 anetaret e tij do te hetojne kutite e materialeve zgjedhore te cilat KQZ do tia vendose ne dispozicion. Komisioni hetimor duhet te kete shumice dhe kryesim te majte dhe ne fund te punes ti prezantoje Kuvendit raportin per pergjegjesite institucionale.
Raporti do te shoqerohet dhe me rekomandime per reformen zgjedhore dhe ndryshimin e kodit si dhe padi ne prokurori per shkelesit.
Objekt i hetimit do te jete listat e zgjedhesve kartat e identitetit parregullsite gjate votimit perdorimi i fondeve publike procesi i numerimit keqperdorimi i administrates dhe lirimi i te burgosurve. Por ne asnje pike te kerkeses te firmosur nga 55 deputete socialiste nuk permenden fletet e votimit dhe Komisioni i Venecias te cilat ndane Rucin dhe Patozin gjate negociatave te meparshme. Megjithate kerkesa per te mos marre parasysh prerogativat ligjore per komisionet hetimore duke kerkuar arbitrarisht shumicen e komisionit dhe jo zbatimin e ketij parimi me terheqjen e dy anetareve demokrate cka rrezikon qe me ane te nje vendimi te ndermjetme socialistet te tentojne hapjen e kutive te fletevotimeve pa marre interpretimin e Gjykates Kushtetuese. Kjo eshte cilesuar nga nje veshtrim i pare i eksperteve si pabesi e Edvinit dhe tentative per ti lene gjerat ne vend megjithate sido qe te jete duket shume e veshtire ne keto momente qe ai ti kthehet kursit te bllokimit e bojkotit nje linje politike qe mesohet se eshte denuar shume nga faktori nderkombetar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›