Sukses i tryezes se Berishes megjithe shfaqjen e fantazmes se operas politike

Nis zyrtarisht nga puna tryeza e forcave politike per Kodin e ri Zgjedhor. Vizioni i kryeministrit Berisha per dialogun u verifikua si zgjedhja e duhur nderkohe qe Edi Rama pendohet dhe shfaqet ne tryeze si fantazma e operas politike te bojkotit. OSBE vlereson tryezen por ende ska agjende se kur do te nise nga puna hetimi dhe si do te jene modalitetet e punes se komisionit parlamentar
Ashtu sic edhe ishte parashikuar dje paradite u mblodh tryeza e therritur nga kreu i PD-se njeherazi kryeministri i vendit Sali Berisha per reformen zgjedhore. Ajo qe u verejt qe ne fillimisht ishte behja ne menyre te papritur e Edi Rames ne tryezen e forcave politike parlamentare shoqerise civile dhe perfaqesuesve te OSBE-se ne nje kohe kur ai kishte paralajmeruar bojkotin e tryezes ne shenje proteste dhe duke aluduar se problemi i zgjedhjeve nuk eshte te Kodi por te zbatimi i ligjit. Mirepo ende pa zene vend pjesemarresit ne dyert e kryesise u pa kreu i opozites i cili nxitimthi dhe ne lufte me kohen mberriti ne tryezen e forcave politike ndryshe edhe nga ckishte vendosur vetem pak dite me pare tryeza e partive te opozites. Iniciuesi i tryezes kryeministri Sali Berisha mori fjalen e hapjes se takimit duke perseritur se zgjedhjet e 28 qershorit ishin demokratike dhe se plotesuan te gjithe standardet nderkombetare dhe nuk pati asnje prove per manipulim te rezultatit. Kryeministri Berisha ritheksoi dhe nje here nevojen e permiresimit te ligjit zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare dhe funksion te garancive dhe me te medha per zgjedhjet. Ai riperseriti dhe nje here qendrimin e tij te adresuar ne forme oferte per opoziten qe kjo e fundit te luaje rolin kryesor ne amendimin e ligjit zgjedhor. Kryeministri garantoi se do te shqyrtoje me seriozitet oferten e firmosur prej 35 deputeteve te kuvendit. Ketu kryeministri i shtoi dhe nje garanci te re ate te mos djegies se fleteve te votimit. Te pranishem ne tryeze ishin edhe perfaqesuesit e LSI PR PBDNJ dhe PDU shoqeria civile si dhe ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Eumlollfarth.
Berisha Te ribejme kodin me amendamentet e PS-se/ Kryeministri Sali Berisha pershendeti pranine e Rames ne takim dhe ftoi te niste puna ne permiresimin e kodit zgjedhor me amendamentet e propozuara nga vete PS. Ai ftoi partite politike dhe organizatat e tjera pjesemarrese ne kete takim per te ngritur grupin e perbashket per reformen zgjedhore. Duke vleresuar dhe pershendetur pranine e kryetarit te Partise Socialiste ketu une serish dua te theksoj zotimin tim solemn nje vjecar se kesaj radhe mazhoranca eshte plotesisht e pergatitur qe opozita te hartoje te draftoje vete ne kete tryeze me ekspertet e saj te gjitha amendamentet qe ajo gjykon se procesin zgjedhor e bejne me te sigurt ti dergoje keto amendamente ne Komisionin e Venecias ne OSBE/ODIHR dhe ne rast se deshirohet dhe une ja plotesisht dakord te ftojme edhe miqte tane qe kemi natyrisht nuk mund te ftojme grupet parlamentare te Parlamentit Europian por mund te ftojme miqte tane parlamentare nga keto grupe qe kane treguar interes te madh ne aktivitet personal te cilet te kontribuojne ne kete proces shume te hapur. Kjo eshte nje menyre me te cilet ne mund te procedojme me seriozitetin me te madh shpejtesine me te madhe dhe suksesin me te plote u shpreh kryeministri Berisha. Duke iu referuar pretendimeve dhe kerkesave te opozites kryeministri Berisha tha se mazhoranca ka pranuar cdo qendrim te pakices qe shkon ne linje te drejte me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Kreu i qeverise vuri ne dukje se pranojme publikisht te numerojme cdo flete te ndryshojme cdo rezultat por me kusht qe me pare te vendosin gjykatat per rinumerimin. Ai garantoi gjithashtu se fletet e votimit nuk do te digjen. Ju cituat ketu Parlamentin Europian por une kam kenaqesi tju konfirmoj se jashte cdo detyrimi ligjor kam pranuar nje vit me pare kerkesat e opozites e ju garantoj se do te pranoj cdo kerkese te opozites qe une e gjykoj se Kushtetuta e ketij vendi dhe parimet themelore e lejojne ta pranoj do pranoj cdo kerkese te opozites sepse ky eshte detyrimi i nje mazhorance qe del nga zgjedhje demokratike ky eshte detyrimi i nje mazhorance qe kerkon te ndertoje vlerat e nje sistemi. I vetmi problem eshte ai me gjykatat dhe une nuk ju kam permendur ndonjehere se ka kaluar ky apo ai afat per hetim. Shenoje se sot e deri e deri dy muaj sa te filloje fushata tjeter zgjedhore ne vitin 2013 Sali Berisha qendron disponibel per te numeruar cdo vote dhe absolutisht kutite nuk do te digjen. Nuk kam ndermend ti bej nje gjest te tille opozites. Aty do te rrine pavaresisht se kerkohen do te paguhen edhe 10 milion te tjera. Merrni vendimin e gjykates te gjykates se Strasburgut te Gjykates Kushtetuese dhe si njerez te qyteteruar si politikane qe besojme ne parimet themelore kushtetuese te ndarjes se pushteteve te biem dakord te pranojme verdiktin e Gjykates Kushtetuese dhe une e deklaroj publikisht se e pranoj me kushtin e vetem te numeroj cdo flete te ndryshojme cdo rezultat te jemi te vertete sepse e verteta duhet te prevaloje dhe jo skllaveria ndaj nje qendrimi te gabuar. Ne perfundim te fjales se kryeministrit kreu i PS-se Edi Rama theksoi se shqiptaret nuk kane nevoje per nje Kod te ri Zgjedhor por per zbatimin me korrektesi te tij. Sipas tij moszbatimi sjell deformime. Edi Rama kerkoi ne tryezen e partive politike ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 Qershorit te vitit 2009. Kam ardhur ketu me nje oferte eshte nje oferte per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne fillojme paralelisht punen per reformen zgjedhore. Kopjen time te vetme do tia jap problemit tim te vetem tha ai. Rama tha se paralelisht me komisionin hetimor ne jemi gati te kontribuojme per reformen zgjedhore. Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk i kontribuan kodit zgjedhor i deformuan shkeljet e kodit zgjedhor. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por zbatimi i Kodit. Ne na duhet qe ligjet qe miratojme ti zbatojme deklaroi me tej ne tryezen e perbashket me kryeministrin Berisha kreu i opozites Rama. Duke u mjaftuar me kaq ashtu sic erdhi pa e pritur kush dhe i vetem u ngrit nga tryeza duke pakenaqesine ne mendje se lsquoforma e tryezes per reformen zgjedhore krijonte pabarazi mes paleve te therritura ne bisedime.
OSBE Inkurajojme dialogun palet te hartojne se bashku Kodin/ Ambasadori i OSBE-se Eugen Eumlollfarth i pranishem ne tryeze e partive politike per reformen zgjedhore perseriti nevojen e bashkepunimit mes forcave. I qarte ne apelin e tij ambasadori tha se partite duhet te gjejne konsensus per reformen zgjedhore. Duke folur ne cilesine e personit qe ndoqi nga afer punimet e saj Eugen Eumlollfarth u shpreh i kenaqur per kete takim dhe nxiti politiken te vazhdoje drejt kesaj rruge. Jam shume i kenaqur per takimin e sotem ku u diskutua per reformen zgjedhore. Shpresoj te vazhdohet ne kete menyre dhe te ecet perpara ne kete drejtim. Veproni ne perputhje me Kushtetuten. Detajet cka mund te perfshije reforma zgjedhore mbeten ne doren tuaj. Permes diskutimeve tuaja permes pergatitjeve tuaja duke filluar nga sot ju po e beni zemren e demokracise te funksionoje me mire. Jini te vetedijshem per kete veproni si duhet dhe veproni me pergjegjesi u shpreh ambasadori Eumlollfarth. Ai tha se do te jete i qarte qe ne fillim se detajet e asaj qe mund te perfshije reforma zgjedhore mbeten ne doren e politikaneve shqiptare si parlamentare per tu vendosur. Sipas ambasadorit prania e shoqerise civile eshte e nje rendesie te madhe ne kete proces. Une do tju nxisja qe te konsultoheni gjeresisht dhe te synoni konsensusin me te gjere politik te mundshem ne menyre qe cdo reforme perfundimtare te jete jetegjate dhe e bazuar ne shtetin e se drejtes dhe ne Kushtetuten e Shqiperise tha me tej kreu i zyres se OSBE-se ne Shqiperi. Nuk do te deshiroja te hyja ne nje diskutim te detajuar mbi perberesit e ndryshem te mundshem te nje pakete te reformes zgjedhore e konsideroj te vlefshme te terheq vemendjen tuaj te rekomandimi i pare i raportit perfundimtar te ODIHR-it per zgjedhjet e 2009-s i cili ka te beje me rolin e partive politike ne procesin zgjedhor vijoi Ambasadori Eugen Wollfarth. Ai citoi rekomandimin qe thote se partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne raport te drejte me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise deklaroi ambasadori i OSBE-se. Kreu i OSBE-se vleresoi se meriten kryesore per kete takim e ka kryeministri si nismetari i kesaj tryeze. E gjitha ishte nje iniciative e kryeministrit te ciles iu pergjigjen partite politike perfaqesues te shoqerise civile deklaroi me tej ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth.
...