Haxhinasto Pergatitemi per drejtimin e KiE-se
Problemi zgjedhor i 8 majit 2011 nuk eshte me axhende aktive duke dale nga vemendja e politikes. Takimi i zhvilluar dje mes ministrit te Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto dhe sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes Thorbjorn Jagland ne Strasburg ka shmangur teresisht diskutimin mbi situaten ne Shqiperi ose e ka trajtuar ate me optimizem. Kjo megjithese zyrtari i larte europian mban autoresine e nje kerkese per Komisionin e Venecias qe adreson pikerisht nje ceshtje elektorale te vendit tone. Haxhinasto vleresoi rolin e KiE-se ne forcimin e demokracise sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut si dhe kontributin qe kjo organizate ka dhene ne konsolidimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi reformen zgjedhore etj. Ne takim z. Jagland tha se ai eshte i impresionuar nga zhvillimet ne Shqiperi dhe se eshte i bindur qe Shqiperia po ecen ne drejtimin e duhur... njofton Ministria e Jashtme e Shqiperise. Nisur nga ky informacion problemi i trajtuar gjeresisht muajt e fundit eshte lene menjane edhe per faktin se qe nga pranvera e vitit 2012 Shqiperia merr presidencen e radhes se KiE-se. Vete Jagland ka nenvizuar kete perspektive te afert duke shtuar se ndihma ndaj vendit tone nuk do te mungoje.