Fakti/Doracaku i Pjerin Ndreut për të shmangur humbjen e bashkisë së Tiranës
Precedenti i 28 qershorit 2009 në Shkollën “Musine Kokalari” Kombinat që demaskon metodat paramilitare
Emërimi i ish-Kryepolicit të Tiranës, Pjerin Ndreu në kreu të degës së Partisë Socialiste në Tiranë ishte një sinjal i fortë se Edi Rama kërkon të ushtrojë një trysni fizike ndaj procesit zgjedhor në kryeqytet, ku shpreson ende të mbrojë kështu humbjen e mundshme. Edhe pse ai nuk e ka shpallur ende kandidaturën, të gjithë brenda PS-së janë të bindur për kandidimin e tij të katërt si kryebashkiak, pasi llogaria e Ramës është e thjeshtë të mbajë bashkinë e Tiranës të paktën dy vjet derisa të lëshojë mandatin për të kandiduar në kryelistën e PS-së. Zgjedhja e një njeriu që i njeh mirë strukturat e policisë, e për rrjedhojë mund të sajojë një strategji të paktën neutralizimi dhe apatie nëpërmjet rekrutimit dhe dezinformimit të forcave blu.
Metoda e destabilizimit të procesit zgjedhor në Tiranë u pa edhe në 2007, kur u krijua struktura paramilitare “Komiteti i shpëtimit të Votës”. Një rast mjafton për të kuptuar se çfarë do të bëjë Pjerin Ndreu në zgjedhjet Lokale të viti 2011, është rasti i konfliktit ë Kombinatit (28 qershor 2009), ku në afërsi të shkollës “Musine Kokalari” rreth orës 11 dy vëzhgues të Partisë Demokratike denoncuan se janë kërcënuar dhe fyer nga simpatizantë të Partisë Socialiste. Policia, pasi regjistroi këto dy kallëzime zbuloi se kërcënimi i dy vëzhguesve është bërë nga disa ish-punonjës policie, mes tyre edhe ish-kryepolici, Pjerin Ndreu. Ky i fundit, bashkë me dy ish-punonjës policie, dyshohen se në bashkëpunim edhe me simpatizantë të tjerë kanë fyer dhe kërcënuar vëzhguesit. Me riprodhimin e strategjisë së 2007, ku u krijuan shtabet e policisë private dhe me politikanë në çdo mini-bashki, Edi Rama tregon se ka frikë për një dështim fatal, prandaj po rikthehet skema e një dore të fortë nëpër qendra votimi.
Kështu që policia bashkiake e Tiranës, e përbërë nga 250 efektiva do t’u shtohet forca të tjera policore të komanduar nga ish-kryepolici P. Ndreu dhe politikanë socialistë që janë kalitur duke mbrojtur pallatet dhe kullat e Dash Pezës për të tentuar një puç zgjedhor në Tiranë. Ndërtimi i një strukture paralele si policia zgjedhore (bashkiake dhe partiake) që ka ndërtuar Edvin Rama, në pritje fushatës dhe procesit elektorale, demaskon prirjen për të gjetur mburoja politike aferave miliona eurove që kanë multi-milionerët e PS-së.