E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Edi Rama qëllon me pak Dade me europianen Pack

TIRANE - Partia Socialiste nuk e ka fshehur zemërimin e saj, ndërsa në mënyrën më të paprecedentë ka sulmuar dje eurodeputeten Doris Pack.
Edi Rama zgjodhi dje Arta Daden, sekretare për marrëdhëniet me Jashtë në PS, për të nxitur në sulmin ndaj Doris Pack.
“Me qëndrimet jozyrtarë të Doris Pack jemi mësuar jo ne por gjithë Shqipëria. Prononcimi i saj i sotëm (i djeshëm), shpreh një qëndrim personal”, u shpreh dje pas deklaratave të europarlamentares Doris Pack.
Ndërkohë, Arta Dade ka ripërsëritur dje qëndrimin e PS-ës, për “lehtësira të tjera financiare duhet të propozohen për qytetarët që i përkasin kategorive të paavantazhuara dhe vulnerabël ( pra, me të ardhura të pakta). Kjo do të thotë se shqetësimi ynë është kuptuar drejt dhe ne ripërsërisim propozimin tonë për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit falas si të vetmen zgjidhje për të mos u hequr qindra mijëra votuesve me të ardhura të pakta financiare të drejtën e votës e për të shmangur dështimin e zgjedhjeve. Kjo për ne nuk është ende një beteje kundër palës tjetër, por një betejë që duam ta bëjmë bashkë me palën tjetër për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi deklaratën e saj, Arta Dade.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›