E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika e Ministrisë së Brendshme – kanë aplikuar gjysma e personave pa pasaporta

TIRANE - Ministria e Brendshme ka informuar dje opinionin publik në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, se deri ditën e djeshme, datë 19 Mars 2009, rezulton se kanë aplikuar 301 776 persona dhe janë prodhuar 200 094 letërnjoftime elektronike.
Intensiteti i aplikimit është në rritje nga dita në ditë. Aktualisht bëhen 13 mijë aplikime në ditë.
Po ashtu intensiteti i prodhimit të kartave po shkon drejt kapacitetit maksimal. Aktualisht po prodhohen 16 mijë letërnjoftime elektronike në ditë.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që kanë aplikuar deri në datën 8 Mars të paraqiten pranë zyrave të minibashkive për të tërhequr letërnjoftimet e tyre.
Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që nuk zotërojnë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit të drejtohen sa më parë tek qendrat e aplikimit për letërnjoftime elektronike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›