E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Edi Rama u prish vlonjatëve kënaqësinë e borës së parë

18-12-2010 / Gazeta 55

Nuk mbahet mend, nëse ka rënë apo jo ndonjëherë borë në Vlorë. Por që nga dita e djeshme, kjo kapricio e natyrës, do të mbahet mend mirë, sepse tisi i bardhë i borës, mbuloi edhe këtë qytet. Për vlonjatët, si një pikë referimi, për të fiksuar në memorien e tyre, rënien e borës së parë, do të shërbejë fare mirë, edhe protesta e Edi Ramës, i cili, ia arriti që me protestën e djeshme, të tipit nuk dihet se për çfarë, ia arriti më së miri, që t’ua prishë banorëve të këtij qyteti, kënaqësinë e të shijuarit të borës së parë.
Në ditën e rënies së borës së parë, opozita vijoi dje protestën e radhës në qytetin e Vlorës ku ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe largimin e kryeministrit Berisha.
Fjalimi i kreut të PS-së, Edi Rama, nuk ofronte asgjë të re, nga frazat që ai prej më se një viti përsërit në çdo shesh, rrugë e rrugicë, qytetesh e fshatrash.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›