E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dick Marty, reagon Ministria e Jashtme: Abuzim me autoritetin dhe besueshmërinë e Këshillit të Evropës

18-12-2010 / Gazeta 55

Zvicra distancohet nga deklaratat e Karla Del Pontes


Në vijim të publikimit të raportit të hartuar nga parlamentari zviceran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, z. Dick Marty, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se “raporti është totalisht i pabazuar në fakte, prova apo realitet, ç’ka dëshmon qartë për anësi politike të autorit, duke përbërë abuzim me autoritetin e Këshillit të Evropës. Një raport i tillë nuk pasqyron frymën e përgjegjshmërisë, besueshmërisë dhe maturisë që përçon Këshilli i Evropës. Rikujtojmë se në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në ish-Jugosllavi, i ka hedhur poshtë pretendimet se në Shqipëri dhe Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova. Përmbajtja e raportit të z. Marty, si dhe pretendimet se autoritetet shqiptare nuk kanë bashkëpunuar në hetim janë krejtësisht të pavërteta, spekulative dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009. Ministria e Punëve të Jashtme përsërit publikisht gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa asnjë rezervë me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në këtë çështje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me Këshillin e Evropës.


Zvicra distancohet nga deklaratat e Karla Del Pontes



Menjehere pas deklaratave te ish- kryeprokurores se Hages, Del Ponte ne nje interviste per Europanews që përsërit akuzat e saj per kreret kosovare per trafikim organesh, diplomacia shqiptare kerkon sqarim nga Zvicra per deklaratat e perfaqesues se saj diplomatike ne Argjentine. Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, thirri në një takim me ambasadoren e Zvicrës, znj. Ivana Enzler, lidhur me deklarimin e znj. Karla Del Ponte, mbi raportin e Dick Marty për trafikimin e organeve në Kosovë. Ministri Haxhinasto i tha ambasadores zvicerane se deklaratat e zonjës Del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë. Në përgjigje, “ambasadorja zvicerane siguroi ministrin Haxhinasto se pikëpamjet e shprehura nga znj. Del Ponte në intervistën për Euroneës janë pikëpamjet e saj personale dhe nuk shprehin aspak qëndirmin apo pikëpamjet e qeverisë së Zvicrës” thuhet ne njoftimin zyrtar te dikasterit te diplomacise shqiptare, per takimin qe eshte mbajtur larg pranise se medias.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›