Fakti/Edvini shet Xhafën dhe bën Gjiknurin përfaqësues konfidencial për reformën zgjedhore
Përzgjedhja e Damian Gjiknurit në komisionin zgjedhor vërteton marrëdhënien e krisur të kryesocialistit me Fatmir Xhafën, por edhe parakushtin e Gjiknurit që të mos e ketë Xhafën si hije në negociatat e reja për sistemin zgjedhor
Ngritja e komisionit të përbashkët parlamentar, për reformën zgjedhore, ndërsa ka konfirmuar dje pozicionin, tashmë “të pafavorshëm” të Fatmir Xhafajt në oborrin e Edi Ramës, nga ana tjetër ka certifikuar shpërblimin me kredencialet e konfidencialitetit të “të favorshmit” Damian Gjiknurit.
Këtë shmangie, duket e kishte ndjerë edhe Fatmir Xhafaj vetë, që kur mësohet se ai ishte “zëri më i fortë” kundër marrëveshjes PD-PS, sjellje e demonstruar në mbledhjen më të fudnit të grupit të deputetëve socialistë.
Duket, ajo që e ka irrituar më shumë Fatmir Xhafajn në këtë rokadë të detyruar, njëkohësisht përjashtuese nga komisioni i reformës zgjedhore, është jo aq emri që u gjend për zëvendësimin e tij, se sa mënyra e këtij zëvendësimi.
Përveç ndëshkimit që i vjen personalisht prej Edi Ramës, mësohet se Fatmir Xhafaj s’është në komision e reformës zgjedhore, apo më saktë është zëvendësuar edhe për shkak se ka qenë Damian Gjiknuri që ka kërkuar me këmbëngulje, specifikisht, që të mos e ketë Fatmir Xhafajn në krah as si ndihmës.
Kjo është ajo më e rënda, që Ftamir Xhafajt, jo vetëm “që nuk i peshon më fjala sa Damian Gjiknurit”, por as nuk vlen sa deputetët socialistë “neë entry” të tjerë, Armando Subashi, apo edhe Vasilika Hysi.