Topi takohet me kursante te Akademise se Mbrojtjes
Kreu i shtetit Bamir Topi njekohesisht edhe Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Shqiperise priti dje ne Presidence nje grup kursantesh te Akademise se Mbrojtjes Spiro Moisiu nen drejtimin e komandantit te Akademise Kolonel Perikli Koliqi. Ne fillim ta takimit drejtuesit e larte ushtarake e njohen kreun e shtetit me veprimtarite me te fundit te Akademise se Mbrojtjes dhe punen per arsimimin ne nivelin me te larte ushtarak e bashkekohor te kursanteve nga Forcat Tokesore dhe Detare me perpjekjet per pergatitjen sa me cilesore dhe profesionale te kuadrove te ardhshem drejtues te Forcave te Armatosura dhe institucioneve te tjera te sigurise dhe te mbrojtjes ne vend. Presidenti Topi duke vleresuar punen pergatitore e cilesore te Akademise se Mbrojtjes ne pergatitjen e oficereve te larte te Forcave te Armatosura e cila eshte demonstruar ne te gjitha angazhimet ushtarake shqiptare brenda dhe jashte vendit nenvizoi rendesine e cuarjes perpara te te gjitha arritjeve qe jane bere deri me tani ne kuadrin e reformimit te Forcave te Armatosura ne te gjitha aspektet. Kryetari i Shtetit shqiptar theksoi se Shqiperia si anetare e Aleances me te madhe te paqes dhe sigurise ne bote NATO-s dhe si pjesemarrese ne misione te rendesishme nderkombetare perkrah aleateve me te medhenj duhet te vijoje te jape te gjithe kontributin e saj intelektual e ushtarak ne ruajtjen e sigurise dhe paqes anembane globit duke qene perhere krenare per Forcat tona te Armatosura te cilat duhet te vazhdojne te persosin standardet e tyre edhe nepermjet marrjes se pervojes me te mire e me te perparuar nga vendet e tjera anetare te Aleances - tha Presidenti Topi.