E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Fierit, vijojnë polemikat PD-PS

Lufta për kryetarin e ri të qarkut të Fierit ka sjellë edhe reagimin e Vangjel Ndrekës, i cili pas seancës së djeshme në gjykatën e Apelit në Vlorë ka deklaruar se tashmë ai do të udhëheqë në krye të qarkut. Pas deklaratës së mbrëmshme të prefektit Bujar Hasaj se qarku i Fierit do të zotërohet nga Artur Shehu, përfaqësues i Partisë Demokratike i zgjedhur më 16 nëntor, ka ardhur edhe reagimi i Vangjel Ndrekës i zgjedhur si kryetar në mbledhjen e kshillit të qarkut më 21 shtator. Ai ka zbardhur të gjithë vendimin e gjykatës së apelit në Vlorë, ndërsa insiston se dje është rrëzuar kërkesa e prefektit Fier ,me objekt Pezullimin e zbatimit të vendimeve nr 3, 4 dhe 5 te dates 21.09.2011 të këshillit të qarkut Fier.
Nga ana tjetër, prefekti i Fierit Bujar Hasaj natën e mbrëmshme në një deklaratë për mediat ka sqauar se kërkesën në të dyja gjykatat e ka pushuar paraditën e së enjtes, pasi objektivi i saj është përmbushur më datë 16 nëntor, kur në mbledhjen me 56 anëtarë ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të qarkut.
Ndërkohë lidhur me veprimet e mëtejshme për veprimtarinë e qarkut, Ndreka është shprehur se çështja do të vijojë duke bërë kallzim penal në prokurori për shkelje flagrante të ligjit nga prefekti Bujar Hasaj. Me këtë akt, prefekti Hasaj grumbullon kështu të tretin kallëzim penal deri më tani.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›