E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Grupit TOSHIBA Shqiperia ofron klime e duhur per biznes

Kryeministri Sali Berisha priti u takua diten e djeshme me perfaqesues te Grupit TOSHIBA pjese e te cilit eshte bere edhe kompania ANSALDO te kryesuar nga Presidenti i Grupit Shigeo Mijahara. Grupi TOSHIBA sapo ka perfunduar investimin e tij ne Shqiperi ndertimin e nenstacionit te Kasharit. Mijahara ftoi Kryeministrin Berisha per inaugurimin e kesaj vepre dhe prezantoi projekt-ide te tjera qe Grupi i tyre synon ti paraqese qeverise shqiptare. Nje nder projektet ne vazhdim te TOSHIBA-s eshte ai i Smart City dhe i projekteve qe kane te bejne infrastrukturen ujore. Gjithashtu Mijahara i komunikoi Kryeministrit Berisha se Grupi i kenaqur nga puna e deritanishme ka vendosur per te hapur se shpejti zyren e tij te perfaqesimit ne Shqiperi. Ai i shprehu gjithashtu kenaqesine per bashkepunimin e suksesshem te Grupit te tij jo vetem me qeverine shqiptare por edhe me partnere te biznesit lokal. Ai gjithashtu vleresoi punen e qeverise shqiptare per klimen e favorshme qe i ka krijuar biznesit. Nga ana e tij Kryeministri Berisha i pergezoi per investimin e sapo perfunduar dhe i siguroi qe historite e suksesit te ketij Grupi do te perseriten ne Shqiperi me projektet e tjera qe ata synojne ketu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›