E Diel, 1 Nëntor 2026

Koka: LSI do të vendosë në vijim mbi lënien e mandatit të deputetit për postin e ministrit

17-07-2013 / Gazeta 55

Deputeti i LSI takim me kreun e PS, Edi Rama

Levizja Socialiste për Integrim ende nuk ka një vendim për t’iu bashkuar iniciativës së Partisë Socialiste që ministrat të dorëzojnë mandatin e deputetit. Lefter Koka, pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste, theksoi se ky vendim do të merret në ditët në vijim. Takimi nuk ishte paralajmëruar nga zyrat përkatëse të shtypit, por në përfundim të bashkëbisedimit, deputeti i LSI-së, Koka, i është përgjigjur interesit të mediave mbi temën e takimit të cilësuar prej tij si miqësor. Duke mos dhënë detaje mbi atë çka ka biseduar me kreun socialist, Koka tha për mediat se, “shkëmbyem me Ramën disa mendime mbi ecurinë e situatës paszgjedhore” si dhe konfirmoi se “grupi i punës PS-LSI, po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse”. Takimit Rama-Koka, i parapriu takimi i djeshëm mes Ramës dhe Metës, në qendër të së cilit, mësohet të kenë qenë piketat e bashkëqeverisjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›