E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Ilir Beqja ngatërron shifrat reale të ekonomisë, me dëshirat ogurzeza të Edi Ramës

Deputeti socialist, Ilir Beqja doli dje në një konferencë për shtyp, me idenë se do përcjellë përpara opinionit publik shifra të vërteta, të cilat sipas tij flasin për një ekonomi në gjendje krize! As më shumë e as më pak, deputeti opozitar bëri një dalje të pazakontë, në një kohë kur ka muaj të tërë që përfaqësues të PS-së nuk flasin as për ekonomi dhe as për mirëqenien sociale të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sinkroni i tyre i përditshëm për muaj të tërë ka qenë “kutia dhe vetëm kutia”. Por, në kushtet e një fataliteti politik lidhur me pseudo kauzën në fjalë, socialistët në çorientim të plotë s’po koordinohen ashtu siç duhet dhe vazhdojnë të “vjellin vrer” për çdo stad pozitiv që kalon ekonomia shqiptare në një kohë kur ekonomia botërore përjetoi efektet më të rënda të falimentit ekonomik. Për gangrenat e opozitës nuk mjafton fakti që ekonomia është në pozita solide, duke qenë plotësisht e aftë për të plotësuar nevojat e vendit dhe konsolidimin e buxhetit të shtetit, për ta bërë atë fleksibël vetëm dy para rritjes së pagave dhe pensioneve.
“Vendi vazhdon të vuaje nga keqadministrimi fiskal. Edhe në muaji prill, vazhdon të thellohet deficiti në buxhetin e shtetit. Në të katër muajt e parë të viti 2010, deficiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është më shumë se 9 miliardë lekë. Të ardhurat në total janë rritur 3.1 për qind, ndërsa inflacioni katër mujor është 4 për qind. Të ardhurat tatimore janë rritur 1.5 herë. Kjo rritje është dy herë më e vogël se inflacioni. Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur vetëm mbi 4.1 për qind. Mjaftojnë këto të dhëna që kushdo të kuptoje se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri realisht është më i vogël se një vit më parë. Mrekullia ekonomike e Sali Berishës, jo vetëm është demaskuar si gënjeshtra e radhës, por, ç’ka është edhe më e rëndë, kjo gënjeshtër prej 6 muajsh po rëndon çdo ditë e më shumë në kurrizin e familjeve shqiptare”, u shpreh Beqaj, duke cituar paturpësisht referatin që lexon rëndom Edi Rama apo Erjon Braçe, të dy këta vetëm nga ekonomia që nuk kanë haber.
Por me sa duket politika e nulit dhe e paaftësisë zënka vend dhe hapësira të konsoliduara te ngrehina e Edvinit. Sa për koshiencë, ekonomia zotëron një gjendje stabile dhe të shëndoshë dhe të dhënat për këtë janë të faktuara.
Në krahasim me vitin e kaluar eksportet shqiptare janë dyfishuar, ndërsa ekonomia është rritur me mbi 2 për qind në një kohë kur ekonomia e vendeve të rajonit është në një llogore krize.
Vetëm pas më pak se 2 muajsh, qeveria do të bëjë rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve, çka do të thotë qartë dhe pa shumë fjalë se nuk flitet në asnjë aspekt për rrënim ekonomik, siç shprehet përcjellësi i Edvinit, Ilir Beqja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›