E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, pritet të votohet heqja e imunitetit

18-09-2012 / Gazeta 55

Topalli thirrje opozitës: Të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë – keni detyrime ndaj shqiptarëve


UPDATE- Kuvendi pritet të votojë sot heqjen e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve, për të cilin edhe opozita do të japë votën pro. Seanca e sotme ka nisi me debatin mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut te grupit të PS-së Gramoz Ruçi. Ky i fundit opozita nuk do të japë kontributin e saj nëse vazhdohet të mos merren parasysh vendimet e gjykatave nga ndërhyrjet politike. Ndërsa Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është përgjigjur se opozita duhet të japë konsensusin në interes të shqiptarëve. “Ligjet i shërbejnë drejtësisë, janë detyrimi ndaj qytetarëve, jo ndaj mazhorancës. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformë dhe ne do të vazhdojmë me reformat. Edhe puna jonë është që të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë. Unë ju ftoj të ecim përpara me reformën në drejtësi.Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë, keni detyrime ndaj shqiptarëve”, theksoi Topalli. Në seancën plenare të sotme do të hidhet për votim drafti ligjor për ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë për qëllim kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat vlerësoi si tepër të rëndësishëm votimin në mbështetje të draftit ligjor. Pro votimit në seancë plenare për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, është vendosur edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje, e drejtuar nga kryetari i grupit Gramoz Ruçi, në mungesë të kryesocialisti Edi Rama, mësohet se ligjvënësit socialistë janë përqendruar pikërisht tek votimit për kufizimin e imunitetit, një ndër kriteret kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Vendimi i grupit parlamentar tregon ndryshimin e linjës politike të Partisë Socialiste, e cila kishte kushtëzuar votën e saj pro kufizimit të imunitetit me miratimin e një pakete ndryshimesh të tjera kushtetuese, të cilat preknin sistemin e drejtësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›