E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Ilir Zela blihet veç me një fjalim

16-01-2012 / Gazeta 55

Ish-themeluesi i FRESSH-it kishte përfunduar fazën e rehabilitimit në partinë edviniste dhe ishte bërë anëtar asambleje, duke marrë angazhimin për kandidimin për degën e PS së Tiranës përballë Saimir Tahirit. Por Edi Rama i ka marrë atij premtimin për të mos u futur në garë për kryeqytetin, duke ia blerë bashkëpunimin veç me një fjalim në “terapinë” e djeshme eurosocialiste

Terapia e shokut në Konventën e FREESH-it kishte vend dhe për një nga themeluesit e forumit rinor. Pasi ishte shpallur i padëshirueshëm që prej përfundimit të mandatit të deputetit në 2005-ën, më pas dhe nxjerrjes jashtë çdo funksioni partiak, në vjeshtën e 2011-ës, Ilir Zela e pa veten si përfaqësues të Asamblesë Kombëtare të PS. Kjo sigurisht që nuk u ndoq me ish themeluesit e tjerë si Ilir Meta, Gjergji Koja apo dhe Monika Kryemadhi. Mes shumë emrave të njohur, ish themelues, Ilir Zela u zgjodh për të thyer të zezën mbi të bardhë. Iu premtua nga Rama se do ishte kandidati potencial përballë të komanduarit Saimir Tahiri për degën e PS, por shumë shpejt ka ndërruar mendim. Me rënin e FRESSH-it në duart e 99-shave, për Ilir Zelën s’mbetet gjë tjetër veçse të mbajë një fjalim përshëndetës në Konventën për 20 vjetorin e themelimit të forumit socialist. Profili i një politikani të ulët dhe me identitet të cunguar, shkon deri aty sa bie pre e manipulimit, për hir të një fjalimi me epitetin e ish themeluesit. Kësisoj, rruga e tij është e hapur dhe s’do mend se ka ardhur momenti që ai të mos kërkojë asnjë nga ato që i premtoi Rama në vjeshtë të 2011-ës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›