E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Kreu i LSI prezanton kryetaren e re të LGI, Klajda Gjosha

29-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së Ilir Meta prezantoi dje gjatë një konference për shtyp, kryetaren e re të Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha. Meta e uroi atë për suksesin dhe këtë detyrë të rëndësishme, njëkohësisht duke e siguruar edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të gjithë strukturave të LSI-së për një fuqizim shumë të shpejtë, që qëndrueshëm dhe afatgjatë të LGI-së, për ta fuqizuar këtë forum, për të krijuar të gjitha hapësirat për të pasur një autonomi dhe pavarësi funksionimi sa më të gjerë, për të zhvilluar lidershipin e këtij forumi jo vetëm për çështjet me të cilat ndeshen sot gratë, vajzat dhe nënat e Shqipërisë por edhe për përballimin e çështjeve me të cilat ndeshet shoqëria jonë pasi mesa po shohim burrat po i vështirësojnë zgjidhjet. Njëkohësisht, tha Meta, edhe për ta kthyer, me ndihmën e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Lëvizjen Socialiste për Integrim në një model, në një shembull të shkëlqyer të barazisë gjinore.
Ndërkaq, brenda javës që vjen, do të zgjidhen edhe të gjitha strukturat e tjera të LGI-së, Kryesia dhe të gjithë personat e tjerë që do të përbëjnë të gjithë lidershipin e kësaj organizate të rëndësishme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›