E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Monika Kryemadhi zgjidhet me shumicë votash në krye të Forumit të gruas të LSI për kryeqytetin

26-03-2012 / Gazeta 55

Monika Kryemadhi zgjidhet kryetarja e forumit të gruas të LSI-së, Lëvizja e Grave për Integrim. Në bazë të rezultateve nga procesi i numërimit të votave Kryemadhi u shpall fituese me 538 vota, përballë kandidates tjetër për këtë post, Eris Zaimi. Në votim morën pjesë 600 anëtarë nga 11 njësi bashkiake të Tiranës.
Të shtunën LSI mblodhi Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Tiranës ku u vlerësua se koncepti i LSI-së për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta, por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri. Ky ka qenë dhe premtimi i qindrave grave dhe vajzave të LGI-së së Kryeqytetit të cilat në një takim mjaft entuziast të zhvilluar tek Teatri i Operës dhe Baletit (TOB) u angazhuan për një ritëm të ri të strukturave të LGI-së. Vetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi në përshëndetjen e tij se procesi i formatimit të strukturave të LSI, duke nisur nga LGI është një faktor i rëndësishëm për modernizimin e LSI-së.
“Unë kam shumë besim se LGI do të jetë një faktor shumë i fuqishëm për modernizimin e LSI-së dhe do të jetë një faktor shumë bashkëpunues me të gjitha lëvizjet e grave në vend për të ndikuar më tej në emancipimin e të gjithë shoqërisë tonë dhe në evropianizimin e vendit tonë. Ne do të përkrahim çdo iniciativë që forcon pozitat e gruas dhe të vajzës shqiptare që nga Kodi Zgjedhor i cili duhet të reflektojë kërkesat e të gjithë shoqatave paraqitur Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe gjithçka tjetër”, u shpreh Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›