E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme me furnizimin me ujë në kryeqytet

Foto ilustruese

Për shkak të një problemi të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut, një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës janë që prej ditës së djeshme pa furnizim me ujë të pijshëm.

Drejtoria e Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka bërë me dije se rrëshqitja e dherave ka dëmtuar linjën e transmetimit 700 MM.

UKT bën me dije se po punohet intensivisht për ndreqjen e kësaj avarie në mënyrë që të nis rregullisht furnizimi me ujë për banorët e kryeqytetit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›