E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetim zyrtar për partnerët e hershëm, Dash Pezën e Magjistarin, por edhe për partneren e fundit te kryesocialistit

Grupi i deputetëve të PD i apelon Edi Ramës të deklarojë pasurinë e tij dhe të partnerëve bashkëjetues. Bogdani: Fabrika e mashtrimit ka hyrë thellë në borxh me ligjin dhe me shqiptarët

Një hetim zyrtar për partnerët e fillimit, Dash Peza e Magjistari, si dhe për partneren e fundit, po shihet si një domosdoshmëri edhe nga politika shqiptare. Transparenca e pretenduar nga Edi Rama, në emër dhe për pasurinë e bashkëjetuesve të personave publikë, duhet të nisë me liderin e opozitës. Ai duhet të tregojë Dashin me Këmborë, deshtë e tjerë të përhershëm a sezonalë, si dhe bashkëjetueset afatshkurtra, para se institucionet të nisin verifikimin e pasurive të tyre.
Ka qenë, Partia Demokratike, e cila  i bëri thirrje dje kryetarit të socialistëve Edi Rama, që të bëjë deklarim të drejtë të pasurisë ashtu siç e kërkon ligji dhe njëherazi të japë emrat e partnerëve bashkëjetues, me të cilët ndanë pazaret.
Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Edi Rama shkelur ligjin ka gënjyer shqiptarët kur ka deklaruar se është fukara dhe i pa strehë.
Edvin Kristaq Rama, Kryetari i Bashkisë së Partisë, i kthyer në një fabrikë mashtrimesh, shpifjesh, për arsye politike ka hyrë thellë në borxh me ligjin dhe me shqiptarët edhe me fshehjen e pasurisë së paimagjinueshme të tij. Ai i ka thënë shqiptarëve se është fukaraja më i madh i vendit, ai ka gënjyer se nuk ka shtëpi, as adresë, as para, as pronë. Fshehja e pasurisë përbën një vepër të rëndë penale, dhe kthen zotin Raman në një të pandehur para ligjit dhe opinionit publik. Zoti Rama: Shqiptarët duan të dinë cila është kjo frikë e tmerrshme që ju detyron të fshihni pasurinë marramendëse tuajën? Pse nuk jep emrat e partnerëve bashkëjetues që ke patur dhe ke? Pse zoti Rama nuk deklaron pasuritë e partnerëve të tij bashkëjetues? Cila është pjesa e pasurisë që ke dhe ke ndarë me këto partnerë me të cilët ke bashkëjetuar dhe bashkëjeton?, vijon në deklaratën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Prej ditësh me radhë, Edi Rama ka kuadruar një numër deputetësh, me mision të përbaltin deputetët dhe ministrat e qeverisë Berisha. Në kushtet e nihilizmit të tejskajshëm dhe xhelozisë së pamat, opozita dhe Partia Socialiste ska rrugë tjetër për tu ekspozuar përpara opinionit publik dhe në këtë sens konsiderojnë si frytdhënëse shpifjen dhe mashtrimin, por duke harruar se kjo mund të konvertohet në një shuplakë ligjore për palën që vetëm shpif. Mungesa e alternativa të konsiderueshme politike dhe kriza e brendshme, kryesisht ajo e lidershipit janë bërë shkas për çoroditjen e linjës politike të opozitës dhe PS-së. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›