Fakti/Rritja e pagave dhe e pensioneve do të fillojë me 1 maj

Në 1 maj do të bëhet rritja e përvitshme e pagave dhe pensioneve sipas kategorive. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu tha se në një maj të këtij viti qeveria nis aplikimin e rritjes së pagave për të gjithë sektorët publikë. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu u shpreh se edhe për vitin 2009 sektori i arsimit dhe shëndetësisë vijojnë të mbeten prioritet për qeverinë, duke realizuar një rritje mesatare në nivelin prej 15 %, duke i mbrojtur kështu edhe nga efektet e krizës globale. "Përgjithësisht për sektorët e tjerë rritja mesatare do të jetë në nivelin 10 % për ata punonjës që kanë pagë të ulëta nën 30 mijë lekë dhe rreth 5 % për punonjësit në institucionet e tjera që kanë rroga mbi 50 mijë lekë", deklaroi Shehu. Sipas zv/ministrit Shehu, pensionet do të kenë një rritje proporcionale për të ruajtur diferencën e pensioneve minimale nga ato maksimale. Kështu, vijoi Shehu, rritja do të jetë në masën 20 % në fshat dhe 10 % në qytet dhe do të bëhet efektive që në 1 maj 2009.
...