Ndalohet në Gjirokastër një 31 vjecar I dyshuar si autor i një vrasje të kryer para 10 vjetësh

NJë 31 vjeçar u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet si autor i një vrasjeje të ndodhur 10 vjet më parë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se "Drini Aliko, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, u ndalua në kuadër të operacionit të koduar "Harresa" rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës". Sipas policisë, Aliko dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Besnik Ibrahimi dhjetë vjet më parë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i lagjes Punëtore", pranë rrugës kombëtare Gjirokastër –Kakavijë. Të njëtat burime bënë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Audi", me targa GJ 0777 B, u gjetën dhe u sekuestruan pesë aparate celular, 32 mijë lekë të reja dhe 420 dollarë. Materialet në ngarkim të Alikos i kaluan Prokurorisë së Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
...