Kurioziteti për Shqipërinë
Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (4)
Vёmendje tё posaçme i ka kushtuar besёs, pastaj gjakmarrjes qё ishte goxha e pёrhapur nё atё kohё, po ashtu edhe zakoneve qё kishin tё bёnin me fejesёn dhe martesёn. Nё mёnyrё piktoreske shkruan mbi veshjen e pasur popullore, mbi edukimin familjar dhe jetёn familjare etj. Kapitull tё veçantё i ka kushtuar letёrsisё popullore, gojore, dhe nё fund ka bёrё edhe njё vёshtrim mbi veprimtarinё letrare tё shqiptarёve. Vlen tё pёrmendet se udhёpёrshkrimi i tij nё vitin 1913 ёshtё publikuar nё formё tё shkurtuar nё gjuhёn sllovake, por po nё tё njёjtin vit edhe pёrkthimi nё gjermanisht ёshtё botuar, gjё qё mё sё miri flet se libri ёshtё shkruar dhe botuar nё kohёn e duhur, kur interesimi mbi shqiptarёt ёshtё rritur me tё madhe pёr shkak tё ngjarjeve politike qё ndodhnin nё atё vend.
Historia e Shqipërisë
Mihaçeviç e kishte mёsuar gjuhёn shqipe pёr bukuri, ishte shoqёruar me shqiptarё dhe i donte ata, dhe pёr kёtё arsye mund t’i besohet se e njihte mirё popullin shqiptar, historinё e tij dhe rrethanat, nё tё cilat jetonte. Nё tё vёrtetё, Mihaçeviç nuk u ndal vetёm nё librin e sipёrmendur tё udhёpёrshkrimit. Por nё vitin 1912 botoi nё Sarajevё librin “Skica nga historia shqiptare”. Duhet pёrmendur kёtu, se bash nё kohёn kur Mihaçeviç botonte librat e tij mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt, albanalogu mё i madh kroat, Milan Shufflay, shkruante studime tё shkёlyeshme dhe libra. Mes tjerash, pati planifikuar tё shkruante, sado qё me ndihmёn e ekspertёve tё tjerё, njё libёr voluminoz me titull “Historia e Shqipёrisё” nё gjuhёn gjermane nё gjashtё vёllime, si dhe vepra tё tjera themelore mbi historinё e Shqipёrisё. Mihaçeviç ende ka qenё nё Shqipёri, kur nё vitin 1890, kapitulli i rregullt françeskan, i cili u mbajt nё Guçja Gorё, pati vendosur tё dёrgonte si mёsues dhe edukator nё seminarin e Troshanit afёr Lezhёs, nё veriun e Shqipёrisё fratin Josip Dobroslav Bozhiçin (1860-1900).
I mirëprituri
Bozhiç ka qenё tejet inteligjent, ama ka pasur temperament tё papёrmbajtur. Nё mёnyrё tё shastisur luftonte pёr interesat kroate nё Bosnjё dhe Hercegovinё, dhe pёr shkak tё kёsaj lufte nё atdhe krijoi shumё armiq. Sipas fjalёve tё tij, vendimi pёr t’u dёrguar nё Shqipёri, nё tё vёrtetё nёnkuptonte njёfarёlloj internimi. Nuk ka qenё i lumtur, por i zemëruar, ngaqë duhej tё shkonte atje, mirëpo, kur u vendos nё Epir, nё atdheun e Kastriotiç Jurjes, afёr Lezhёs, menjёherё populli i huaj, me gjuhё tё huaj, me gjak dhe zakone tё huaja u dashurua me tё sikur tё ishte bir i tij, si vёlla dhe baba, ashtu qё nga tё gjitha anёt e Shqipёrisё, madje edhe nga Prizreni, nxitonin tek ai dhe kёrkonin prehje shpirtёrore, pёr t’i ndihmuar sadopak trupit. Nё Shqipёri, Bozhiç qёndroi vetёm njё vit. Megjithatё, pёr atё kohё tё shkurtёr arriti tё shkruante disa artikuj, nё tё cilёt dёshmonte se goxha mirё e njihte jetёn dhe zakonet e shqiptarёve, me tё cilёt kishte pasur kontakte. Gjatё vitit 1891, pati botuar nё revistёn “Glas Hercegovca” fejtonin nё nёntё vazhdime nёn titullin e pёrbashkёt “Shqipёria”. Pasi nё vitin 1892 u kthye nga Shqipёria nё Bosnjё, donte qё atё fejton ta botonte si libёr tё veçantё nёn titullin “Shqipёria, skica mbi popullin dhe historinё e Shqipёrisё deri nё rёnien e saj nё duart e turqve 1571”, dhe kёtё dёshironte ta bёnte te shtypshkronja dhe botuesi Spindler dhe Lőchner. Ёshtё shtypur vetёm tabaku i parё (f. 1-16), dhe pastaj pasoi ndalimi.
Vështirësitë politike
Dorёshkrimin ia patёn konfiskuar, kështu qё nuk e dimё se sa do tё ndryshonte teksti nё libёr nga teksti i botuar nё “Glas Hercegovca”. Duket se Bozhiç ka ndryshuar shumё gjëra nё tekst, ngaqë pushteti do tё intervenonte gjatё botimit tё fejtonit nё atё revistё. Nё fakt, teksti i fejtonit ёshtё shumё i shkurtёr dhe gjithsesi nuk do tё ishte i mjaftueshёm pёr t’u botuar nё formё tё librit - nuk do tё dilnin mё shumё se dyzet faqe! Sado qё Bozhiç pёr njё kohё tё shkurtёr ka qёndruar mes shqiptarёve, e ka mёsuar gjuhёn shqipe dhe i ka pasur tё njohura zakonet dhe jetёn e tyre. Ai shkruan mbi shqiptarёt me simpati tё madhe, por i qet nё shesh edhe anёt e tyre tё kёqija, p.sh., pёrçarjen e tyre politike, analfabetizmin etj., por i shqyrton edhe vёshtirёsitё politike, nё tё cilat e shtynin popullin shqiptar fuqitё e mёdha tё asaj kohe. Mihaçeviç dhe Bozhiç nuk kanё qenё tё vetmit françeskanё kroatё, tё cilёt si misionarё dhe mёsuesё qёndruan nё Shqipёri. I kemi tё njohur shumё emra tё respektuar françeskanë, tё cilёt kanё kryer detyra tё rёndёsishme nё Shqipёri, posaçёrisht pas vitit 1883, nё kohёn kur sipas dёshirёs sё gjeneralit tё urdhrit françeskan dhe me mbёshtetjen e autoriteteve austro-hungareze, autoritetet kroate patёn marrё kolegjiumin pёr edukimin e rinisё nё kuvendin e Troshanit.
E përktheu nga kroatishtja z. Xhafer Syla
Vijon në numrin e ardhshëm