E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Shqipëria evropiane, me rrugë moderne - nga 1 korriku paga e pensione sipas standardeve bashkëkohore

Kryeministri Berisha deklaroi nga Berati se infrastruktura rrugore vazhdon të mbetet perspektiva më madhore e këtij mandati qeverisës. Kreu i qeverisë u zotua për ndërtimin e Boshtit të Jugut, i konsideruar si projekti më madhor që është njohur njohur ndonjë herë. “Një ndër më kryesoret, në mos më kryesorja gjatë këtij mandati është boshti i Jugut. Projekti i Boshtit të jugut Berat-Memaliaj ka përfunduar tërësisht. Jam këtu për të ripërsëritur se premtimin tim dhe të kësaj mazhorance për ndërtimin e tij, do ta shndërrojmë në realitet, se do ta bëjmë atë realitet sepse nuk do të pranojmë kurrë që Berati, qyteti i mijëvjeçarëve të mbetet xhep, jo, Shqipëria pa xhepa është politika jonë.
Do ta bëjmë atë sepse lidhja e Beratit me Sarandën, Tepelenën, Gjirokastrën krijojnë një kompleks mahnitës turistik për Shqipërinë dhe botën. Do ta bëjmë atë në zotimin tonë se secili prej jush kudo që ndodhet, kudo që banoni ta arrini Tiranën, në një kohë dy deri në tre herë më të shkurtër se sa e arrinit më parë. Rruga dhe ura, Boshti i Jugut do ju afrojë me tregun e madh të Tiranës”- deklaroi kryeministri.
Gjithashtu, kryeministri Berisha garantoi të gjithë buxhetorët, të gjithë pensionistët, do ndeshin më 1 korrik rritjen me të madhe të pagave dhe pensioneve. “Jam këtu për tu garantuar të gjithë punonjësit buxhetorë, të gjithë pensionistët se 1 korriku do të jetë tjetër për ta, do të jetë dita kur rrogat dhe pensionet e tyre do të rriten”, theksoi ndër të tjera shefi i ekzekutivit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›