E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Grevisti sovjetik Moisiu dëshmon dëmet që i ka bërë sistemit të drejtësisë

Kujt i kujton ndonjë gjë Aldred Moisiu para datës 24 korrik 2002...?
Askujt nuk i kujton asgjë ky emër para kësaj date.
Kjo moskujtesë lidhet më tepër një fakt sa të thjeshtë, aq edhe të rëndomtë, sepse ai nuk ishte askush...
Për saktësim, duhet shtuar se si “askush” ai ishte shumë i njohur, veçanërisht në territorin për rreth selisë së PD-së, ku të gjithë, këtë “askush” e mbajnë mend se si luante herë domino dhe herë tavëll me bashkëmoshatarët e tij, nëpër bordurat aty pranë. Biles-biles, po ti nxitësh personat që në atë periudhë rrinin përqark selisë së PD-së, mund t’ju “freskosh” memorien dhe të mësosh prej tyre se si Alfred Moisiu, ju afrohej këtyr të njohurve të tij dhe ju kërkonte jo rrallëherë, “ndonjë cigare”...
... Kjo është sa ironike, aq edhe komike, pse jo edhe tragjike.
Duke flakur tej gurtë e dominosë, apo tapat e tavllës, ky “askush” një ditë të nxehtë korriku, na u bë president...
Tashmë “ish-askushi”, pas sfidës së fituar për konceptimin, projektimin dhe ndërtimin e bunkerëve të kohës së diktaturës, i hyri një sfide të re, e cila sigurisht nuk lidhej aq me profesionin e tij si ushatark-xhenjoje, por që sigurisht, po të kërkoje edhe gjeje ngjashmëri me formimin e tij si ushtarak-ushtarak.
Përmes këtij “profili”, “ish-askushi”, fillimisht u kujdes të rregullonte fëmijët e tij nëpër institucione të rëndësishme, deri edhe në drejtoresha. Pastaj, këtë herë falë largpamësisë së tij, duke e menduar se si president “nuk do e kishte të gjatë”, filloi të mendojë dhe të vërë në jetë edhe “pajisjen” e të afërmve me biznese fitimprurëse.
Nuk duam ta besojmë, por nuk mund të rrimë pa e kujtuar, se si shtypi e akuzonte këtë “ish-askush” të bërë president, se si amnistinë për të burgosurit e shndërronte në një “arenë”, ku “përplaseshin” shuma të konsiderueshme të hollash, në këmbim të përfitimit të lirisë, apo uljes së dënimit, nga të burgosur të ndryshëm...
Etj..., etj.., etj...
Atë që Alfred Moisiu e kishte parashikuar, nuk mundi ta shmangë.
Erdhi dita dhe atij i mbaroi mandati i presidentit. Por tashmë, “ish-askushi” u konvertua në “ish-President” dhe si i tillë, “themeloi” një OJF dhe ka zënë pjesën e “tregut”, që ka lënë bosh Lëvizja “Mjaft”, duke zëvendësuar kështu dhe marrë përsipër të bëjë edhe rolin e Erion Veliajt.
Me pak fjalë, “ish-askushi - ish-President”, është shndërruar në një “Erion Veliaj”. Nga pozitat e këtij “statusi” të ri, grevisti sovjetik Alfred Moisiu, i cili sikurse edhe Erion Veliaj, u bë mbështetës i grevës së pretenduar të urisë së PS-së, shpërndan receta, se si duhet të jetë drejtësia dhe njerëzit e saj.
Në këtë tentativë, “për të vënë vetulla, ai nxjerr sytë”.
Duke mos dyshuar se nuk kupton, ai pa dashje dhe pa vetëdije, pohon dëmin që vetë i ka bërë drejtësisë shqiptare. “Ish-askushi - ish-President”, mund të çirret sa të dojë sot nëpër tribuna të ndryshme, për reforma e pavarësi të drejtësisë, por ai jo, por askush nuk mund të harrojë se për aq kohë sa ai kishte në dorë të reformonte pavarësinë e drejtësisë, ai vuri një “standard”, kryekëput, në bazë të të cilit ishin “kriteret politike”, që i referonte e majta. Falë këtij “standardi”, mbi 60 përqind e emërimeve të tij në drejtësi, janë realizuar në bazë të “kritereve politike”, që i referonte e majta.
Këtë “kriter”, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk e kishte vetëm për sistemin e drejtësisë. është “gjetje” nga ana e Alfred Moisut, “pehlivanllëku” i tij në vitin 2006, me anëtarët e KQZ-së, kur lejoi dhe votoi që KLD-ja e drejtuar prej tij, t’i merrte anëtarin që i takonte PD-së, e t’ia jepte PS-së, duke hedhur në erë edhe një marrëveshje mes këtyre dy forcave. Pas kësaj, u detyrua që në tentativë për të ç’bërë atë që ishte bërë nga Presidenti si kryetar i KLD-së, Parlamenti të vihej në një pozitë të vështirë, të atillë, që të votonte për anëtarin e KQZ, një kandidat të PD-së, ndërkohë që duhet të votonte për një kandidatët të LSI-së.
E pra, ky “burri” jep sot “leksione” “demokracie”e “pavarësie”.
Për atë, “reformimi i pavarësisë” së drejtësisë, pavarësisht zhurmës që bënë ai, të ngjashme me zhurmën e “modelit” të tij Erion Veliaj, të cilin ai ka zgjedhur ta imitojë, matet vetëm me një “kut”, sipas të cilit, Fehmi Abdiu, jo vetëm që e meriton të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por edhe të dekorohet për dënimin me vdekje që ai kishte vendosur së bashku me Kristaq Ramën për poetin nga Kukësi, Havzi Nela.
Pikërisht këtë ka bërë Alfred Moisiu, ka dekoruar në vitin 2004 ish-kryetarin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiun, për dënimin me vdekje të dhënë ndaj Havzi Nelës, ndërsa propozimin për dekorimin e poetit, “ta harronte” në sirtarët e ish-zyrës...
Për atë, sigurisht kjo është pavarësi e drejtësisë...
... Aq, di, aq kupton, aq thotë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›