E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hap historik për shqiptarët, qeveria e zotuar të përmbushë kushtet

LSI përshëndet vendimin për vizat

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur dje vendimin e kolegjit të komisionerëve të Bashkimit Evropian, për dhënien e rekomandimit për heqjen e vizave me Shqipërinë. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se ky vendim është një hap historik për shqiptarët. Zyrtari i lartë i LSI-së vlerësoi gjithashtu se qeveria “Berisha”, është e zotuar për të përmbushur në kohë rekord kushtet e reja të ndërkombëtarëve, në mënyrë që shqiptarët të lëvizin pa viza në hapësirën “Schengen”. “Ky vendim dëshmon faktin se është bere një pune e shkëlqyer për përmbushjen e te gjitha detyrimeve. Angazhimi politik i LSI-së ne qeverisje dhe përmbushja me seriozitet e standardeve që kërkonte ky proces kanë qenë zgjedhja e duhur, kanë qenë, pa dyshim, investimi më i rëndësishëm, ç’ka përbën kësisoj edhe përmbushjen e njërit prej premtimeve elektorale të LSI-së. Qeveria e Integrimit Europian ku LSI është kontributor serioze dhe e rëndësishme dhe i gjithë angazhimi politik në të mirë të realizimit të këtij procesi dëshmuan dhe një herë se serioziteti dhe angazhimi në përmbushjen e kritereve u shpërblyen më këtë vendim historik” - tha Rama. Ai tha se për të përfituar më shpejt nga vendimi, duhet që palët politike në vend të përqendrohen në realizimin e reformave dhe kushteve të KE-së. “Në emër të LSI-së unë gjej rastin të bëjë apel dhe të ftojë gjithë faktorët dhe aktorët politik të vendit, pavarësisht në qeverisje apo pozitë, që të vazhdojnë kontributet konstruktive, të vazhdojnë kontributet pozitive në të mirë të procesit të pakthyeshëm të evropianizimit të Shqipërisë”- deklaroi më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›