E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktorët që ndikojnë në shtimin e popullsisë në kryeqytet



Shtimi i popullsisë së kryeqytetit lidhet ngushtë me disa faktorë, të cilët kanë pasur ndikim të madh vitet e fundit. Një ndër faktorët kryesorë është dyndja e bizneseve në kryeqytet dhe mundësitë më të mëdha të jetesës. Mundësitë për punësim dhe shkollimin e fëmijëve janë më të larta dhe kjo krijon shpërnguljen e popullsisë nga zonat rurale apo rrethet e largëta të vendit drejt Tiranës. Madje një studim të Bashkisë për rritjen demografike të kryeqytetit deri në 2019-n tregon se pritet një trefishim i numrit të popullsisë. Numri i popullsisë së Tiranës pritet të trefishohet brenda këtij 10- vjeçari, duke arritur në 1.5 milionë banorë. Specialistët kanë vlerësuar se rritja e popullsisë së Tiranës në një vit është më e madhja në botë. Zhvillimi i madh që ka marrë kryeqyteti shton problemet e strehimit dhe synon nxitjen e një zhvillimi më të madh ekonomik. Njëkohësisht në studim janë përcaktuar edhe format e kësaj rritjeje, ku gjithçka është e përcaktuar me shifra, duke filluar që nga rritja natyrore, migrimi, çështja ekonomike etj. Ritmi i shtimit të popullsisë së Tiranës është nga më të lartët në botë, me 7-8 për qind në vit, nga e cila 2% vjen si pasojë e rritjes natyrore (raporti lindje-vdekje) dhe 5-6% nga rritja demografike (raporti ardhje dhe largime nga qyteti). Në rast se shtimi i popullsisë për qytetin e Tiranës do të rritet me një mesatare me 7.5% rritje në vit, atëherë në vitet 2007–2017 popullsia e Tiranës parashikohet të shkojë deri në 1.300.342 banorë dhe në vitin 2019 do të arrijë në mbi 1.5 milionë banorë.

Shërbimi i autoambulancave, problem për rastet e urgjencave

Shërbimi i autoambulancave në raste e aksidenteve apo urgjencave është problematik në dhënien e ndihmës së menjëhershme. Të parat që vijnë në ndihmë në rastet e aksidenteve janë mjekët me autoambulancat. Por, shpeshherë mjekët ankohen pasi autoambulancat nuk janë të pajisura me të gjitha mjetet mjekësore brenda dhe kjo bëhet shkak për të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Një problem tjetër është edhe mungesa e korsive në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Ambulancave iu duhet të presin në trafik me sinjalet ndezur për të çuar pacientin në spital. Një situatë e tillë është tepër problematike për jetën e pacientit. Nga statistikat e kryera, gjatë muajve të kaluara rezulton se ka pasur një numër të madh të aksidenteve rrugore. Në spitale janë drejtuar çdo ditë mesatarisht rreth 100 pacientë, ku numri më i lartë kanë qenë aksidentet rrugore. Nga kjo shifër nuk përjashtohen aksidentet në punë, aksidentet në shtëpi etj. Ndërsa në muajin qershor, në këtë qendër janë paraqitur çdo ditë rreth 60 pacientë të aksidentuar rëndë. Rreth 50 prej tyre janë të shkaktuara nga aksidentet rrugore dhe pjesa tjetër nga aksidentet në punë, apo aksidente të ndryshme

9 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›