Fakultetet: “Jo sanksioneve për studentët”
Autori i Lajmit: red.
Drejtuesit e Fakulteteve mbështesin thirrjen e ministrit të Arsimit, Fatos Beja, që studentët pa pasaportë të aplikojnë deri në datën 1 maj, por nuk pajtohen me sanksionet e vendosura nga Ministria e Brendshme. Sipas dekanit të Fakultetit të Histori- Filologjisë, Shezai Rrokaj, ende nuk ka një shkresë zyrtare në fakultet për këto sanksione ndaj studentëve, por sipas Rrokajt, kjo nuk është e drejtë. "Futja ose mosfutja në provime nuk e dimë nëse pajtohen me të drejtën e pasjes apo mospasjes së kartës së identitetit, por detyrimi qytetar për të pasur një kartë identiteti me të cilën duhet votuar në mungesë të një pasaporte, është detyrim legjitim dhe unë pajtohem me këtë thirrje të ministrit të Arsimit, po jo me faktin që të penalizohen me humbjen e vitit akademik", - tha Shezai Rrokaj, dekan i Histori–Filologjisë. Ndërkohë, dekani Rrokaj thotë se problem mbetet se ku do të votojnë studentët, në vendet ku ata studiojnë, apo në vendlindjen e tyre. "Ne si të thuash kemi përcaktuar dhe strukturën e vitit në të cilën përcaktohet dhe sezoni i provimeve, janë gjëra që janë parashikuar dhe më parë dhe nuk e di se si do të zgjidhet problemi i faktit nëse studentët do të votojnë këtu apo në vendbanimet e tyre", - vijoi Rrokaj. Deri tani janë përcaktuar listat paraprake të zgjedhësve, por nuk janë marrë masa konkrete se ku do të votojnë studentët.
Beja-studentëve: “Aplikoni deri më 1 maj”
Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë studentëve pa pasaportë që të aplikojnë për kartat e identitetit deri në datën 1 maj. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, për këta studentë çmimi i kartës shkon në 200 lekë. Nëpërmjet kartës së identitetit studentët do të kenë mundësi që ta përdorin atë si një dokument identifikues për të kryer të gjitha procedurat në universitetet që ata kryejnë studimet. "Çmimi prej 200 lekësh i vendosur nga qeveria shqiptare për të gjithë ata studentë që nuk kanë pasaportë dhe aplikojnë për kartë identiteti deri më 1 maj 2009, e lehtëson shpejtësinë e studentëve për aplikim", - deklaroi Brikena Kollçinaku, zëdhënëse e MASH. Por në deklaratat e saj të hershme, Ministria e Brendshme ka bërë publike sanksionet, për qytetarët që nuk kanë pasaportë, të cilët kanë afat deri në një maj, citohet se në rast se nuk aplikohet brenda kësaj date atëherë nuk do të pranohen në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës, të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, për pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme, të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009